Monpelje u ngjit ne krye te kampionatit francez pas fitores 1-0 ndaj Bordose
Një javë me emocione të mrekullueshme ka qenë në kampionatin francez të futbollit, ndërsa Monpelje i mori kryesimin Paris Sen Zhermenit. Monpelje arriti të fitonte me shumë vështirësi 1-0 ndaj Bordosë, në një nga ndeshjet e forta të ligës, por përfitoi edhe nga barazimi spektakolar 4-4 që Paris Sen Zhermen arriti në fushën e Lionit.
Goli i fitores për kryesuesit e rinj u shënua nga Xhon Utaka 10 minuta para fundit të ndeshjes duke qenë i mjaftueshëm për 3 pikët.
Në Lion, përballja ishte e jashtëzakonshme dhe dukej sikur nuk do të mbaronte kurrë. Skuadra mike kaloi e para në epërsi me anë të Gijom Horosë, por ish-kampionët e shumëfishtë të Francës përmbysën gjithçka në 3-1. Gomis, Lisandro Lopez dhe Bastos ishin autorët e golave.
Lioni arriti deri në epërsinë 4-2, pasi fillimisht Parisi shënoi me anë të Nenesë me penallti dhe me rezultatin 3-2 u mbyll pjesa e parë. Zhimi Brian realizoi golin e katërt me kokë për vendasit, por skuadra e drejtuar nga trajneri Karlo Ançeloti arriti të barazonte në mënyrë të pabesueshme me golat e Searës dhe Horosë, ky i fundit në kohën shtesë.
Monpelje kryeson kampionatin me 53 pikë pas 25 ndeshjeve, Paris Sen Zhermen e ndjek me një pikë më pak, ndërsa Lila e vendit të tretë ka 45 pikë, por ende nuk e ka luajtur ndeshjen e kësaj jave.