E Shtunë, 31 Tetor 2026

Adriano i rikthehet golit

Më në fund, Adriano i është kthyer golit. Sulmuesi i Corinthiansit e ka shënuar golin e fitores për skuadrën e tij, në ndeshje me Botafogon. Sulmuesi brazilian është ndier mjaft i lumtur, pasi që nuk kishte shënuar gol për një kohë të gjatë.

“Më mungon ende diçka, por jam i qetë dhe i vetëdijshëm se më duhet të punoj shumë gjatë javës. Trajneri më qetëson duke më folur shpesh. Besimi i tij më bën të lumtur. Shokët e skuadrës më mbështesin në stërvitje, shpresoj t’ua shpaguaj këtë”, deklaroi pas ndeshjes ish sulmuesi i Flamengos, Interit, Parmës, Fiorentinës dhe Romës.

Kjo ishte paraqitja më e mirë e Adrianos që kur ishte transferuar në klubin brazilian. Adriano, aktualisht në mbipeshë, ishte lënduar vjet dhe nuk kishte mundur të luante në kampionatin Paulista për një kohë të gjatë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›