Legjenda holandeze keshilltar i klubit meksikan te futbollit ivas

Nuk mund të thuash se Meksika nuk e njeh se çfarë është futbolli dhe për këtë mjafton të shikosh lojën e skuadrës së saj kombëtare. Por, gjithsesi, në nivel klubi, është një ngjarje e rëndësishme kur pajton si këshilltar një legjendë të topit. Johan Krujfi do të jetë pikërisht këshillues i Çivasit të Guadalaharës, një emër i madh, por në vështirësi të mëdha në ligën meksikane. “Futbolli është shumë më tepër sesa të luash një ndeshje të dielën. Ka më shumë se kaq. Për shembull, ekziston krenaria e tifozëve dhe dihet se ata gjithnjë duan fitore, por në jetë nuk mund të fitohet gjithnjë. Në radhë të parë duhen rregullat për gjithkënd. Nga ky këndvështrim, mund të përmirësohemi. Futbolli është një shembull i qartë se ndeshjet nuk fitohen nga një person i vetëm”, u shpre Krujf. Pronari i Çivasit, Horge Vergara, ka besim se Krujf do të dijë të adresojë problemet e klubit. Nga ana e tij, Vergara deklaroi se “projekti që Johan Krujfi do të drejtojë për Çivasin, nuk ka të bëjë vetëm me rezultatet. Natyrisht, kërkohet që skuadra e parë të arrijë fitore, por ai vjen që të theksojë pikat tona të forta, ndërsa ka përvojë për të ndrequr gabimet tona”. Çivas ka 11 tituj kampioni në Meksikë, duke qenë rekordmen, por që nga viti 2006 nuk po arrin që të fitojë.