E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arshavin, i lumtur në Rusi

Andrei Arshavin është rikthyer në Zenit San Petersburg pas eksperiencës që e pati në Arsenal. Ai ndihet i lumtur që u rikthye në atdhe. “Ishin bisedime të gjata, të cilat u mbyllën me sukses vetëm në minutat e fundit të afatit kalimtar dimëror në Rusi. Jam i kënaqur që u riktheva këtu.

Mezi pres ta nisi këtë eksperiencë dhe të jem në dispozicion të trajnerit, që ta jap kontributin tim, në luftën për ta fituar kampionatin”, deklaroi përfaqësuesi rus për uebfaqen sportsbook24.net. Arshavin pati minutazh të vogël në këmbët e tij në Londër, kështu që vendosi të largohej.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›