E Diel, 1 Nëntor 2026

Montale, Dante dhe Arshi Pipa



Astrit LULUSHI (SHBA)

Fakti që edhe sot pas më shumë se 30 vjetësh, libri “Montale and Dantes” vazhdon të cilësohet nga kritika si një nga studimet me të thella e më të hollësishme rreth poetit të madh italian Eugenio Montale, tregon se Arshi Pipa doli i suksesshëm në këtë sipërmarrje.
Kjo pra është shkurtimisht historia e librit “Montale and Dante”; një studim i mirëfilltë; vepër e një autori nga Shqipëria, rreth një Nobelisti nga Italia, shkruar në një vend si Amerika.
“Një anije nuk është më anije kur pushon së lundruari. Ajo bëhet diçka tjetër. Çfarë saktësisht?”, pyeste Arshi Pipa në vitin 1968, duke marrë në analizë vargjet e “Descensus ad Inferos” të poetit të njohur italian Eugenio Montale.
Dhe kjo pyetje nuk mund të shtrohej më drejtë e më me ngulm sesa nga një intelektual si Arshi Pipa, ndërsa atdheu i tij sapo kishte hyrë në rrugën e shkretë e të verbër të vetizolimit të plotë, dhe ku do të qëndronte si “anija e palëvizur” edhe për shumë vite të tjera.
“Një anije e palëvizshme, e ngarkuar me zemrën e rënduar të poetit”, thotë Pipa, “simbolizon shpresat e tij të rreme. Anija është thjesht objekt i dëshirave të poetit dhe këto dëshira janë zhgënjyese, të ngarkuara me barrën e iluzionit. Anija qëndron e qetë – dhe nuk mund të lundrojë. Në fakt, duket se asaj nuk i ka mbetur asnjë velë (pëlhurë). Era përplaset në anën e jashtme të anijes, duke krijuar përshtypjen se ajo po lëviz. Por kjo është vetëm imagjinatë. Ajo që duket si erë s’është gjë tjetër veçse psherëtima e thellë e poetit në agoni me dëshirën për të lëvizur; është lundrimi i arsyes i përshtatur me erën e dëshirës së poetit”, shkruan Pipa në librin e tij “Montale and Dante”.
Libri u botua në Shtetet e Bashkuara shtatë vjet përpara se Montale të nderohej me Çmimin Nobel në letërsi (1975) dhe dhjetë vjet pasi Arshi Pipa, një intelektual, ish i burgosur dhe ish i arratisur nga Shqipëria më 1958, ishte vendosur në Amerikë, ku kishte filluar të jepte leksione mbi gjuhën dhe letërsinë italiane e franceze në universitete të njohura, si Kolumbia dhe pastaj në Universitetin e Minesotës. Ku duket se gjeti edhe kushtet për t’iu kushtuar plotësisht veprimtarisë kërkimore e krijuese në fushën e estetikës dhe të kritikës letrare. (S. Repishti)

* * *
Në fillim të viteve 1960, Eugenio Montale, një figurë e ndërlikuar dhe ndoshta poeti më i madh italian i fundshekullit të kaluar, kishte filluar të tërhiqte vëmendjen e lexuesve dhe të studiuesve anglishtfolës. Në Itali ai kritikohej nga disa që thonin se, gjatë periudhës së fashizmit, kishte heshtur e në disa raste ishte treguar konformist. Kjo bëri që, pas Luftës së Dyte Botërore, Montale të shikohej me mosbesim nga forcat e majta dhe të mos përfillej nga ato të djathta, megjithëse kembëngulte se, gjatë periudhës së Musolinit, si poet ai kishte përdor alegorinë si armë për të luftuar regjimin.
Më pas, Montale u ndesh edhe me kritika se ai përdorte gjuhën e Dantes dhe poezitë e tij kishin një ngjashmëri të veçantë me ato të poetit të madh fiorentinas. Përgjigjet e tij jo të qarta e shpesh kundërthënëse, bënë që kritikat ndaj Montales të shtoheshin deri aty, sa filloi të thuhej gjithashtu se, kur Montale shkruante poezi, ai mbante të hapur aty pranë “Parajsën” ose “Ferrin” e Dantes për ta kopjuar. Dhe, kështu, mori emrin “poeti dantesk”.
Gjatë kësaj periudhe, Arshi Pipa, profesor i italishtes dhe i letërsisë klasike në universitetin e Minesotës, ndoshta ndjeu edhe një përgjegjësi morale a profesionale përpara kolegëve dhe studentëve të tij, që të shkruante diçka rreth debatit: “A ishte Montale një poet origjinal?”
Dhe duket se, për përgjigjen e kësaj pyetje, askush nuk ishte më i përgatitur sesa Arshi Pipa.
Lindur në Shkodër me 1920, ai kishte studiuar thellë letërsinë botërore, veçanërisht atë klasike; ishte diplomuar në Itali; kishte shkruar, botuar e kishte dhënë mësime në Shqipëri; kishte provuar burgjet komuniste; ishte arratisur nga atdheu; dhe më 1958 ishte vendosur përfundimisht në Shtete e Bashkuara, duke sjellë me vete, përveç dhimbjes, edhe të gjithë bagazhin kulturor të një intelektuali, poeti e studiuesi të thellë.
Duket se jeta e kishte përgatitur qëllimisht këtë njeri që, sapo të shfaqej rasti, t’i shprehte menjëherë njohuritë dhe aftësitë e tij, duke u renditur kështu krahas studiuesve më të njohur të letërsisë klasike e të mendimit estetik në botën anglishtfolëse.

* * *
Duke lexuar Montalen “me lente zmadhuese”, thonë kritikët, profesor Pipa zbuloi se Dante ishte për Montalen jo vetëm thjesht një model gjuhësor, por edhe një shembull i përsosur poetik. Dhe Pipa nuk përpiqet të nxjerrë përfundime të tjera, duke thënë se nuk dëshironte t’i kalonte caqet që i kishte vëne vetes që në fillim të studimit: të përcaktonte përmasat e ndikimit të Dantes te Montale dhe të interpretonte poezinë e Montales, duke iu referuar Dantes.
Fakti që edhe sot, pas më shumë se 30 vjetësh, libri “Montale and Dantes” vazhdon të cilësohet nga kritika si një nga studimet me të thella e më të hollësishme rreth poetit të madh italian Eugenio Montale (tashmë ky libër është përkthyer edhe në shqip – shën. i red.), tregon se Arshi Pipa doli i suksesshëm në këtë sipërmarrje.
Kjo pra është shkurtimisht historia e librit; një studim i mirëfilltë; vepër e një autori nga Shqipëria, rreth një Nobelisti nga Italia, shkruar në një vend si Amerika.

Agime që nuk shifen
por veç ndigjohen.
Gjum, ankth, andrra që shkrifen
trembshëm…ngatërrohen.

Këto vargje të kujtojnë zbritjen e Dantes në “Ferr” apo ngujimin e Montales në “anijen e palëvizshme”. Në fakt, ato janë vargje të Arshi Pipës, të përfshira në vëllimin e tij poetik “Libri i Burgut”, botuar me 1959. Dhe kur njeriu i lexon ato, nuk ka si të mos mendoj se, pa veprën “Montale and Dante”, kritika letrare botërore sot me siguri do të ndjehej më e varfër.

----- - -----------------------
“Një anije nuk është më anije kur pushon së lundruari. Ajo bëhet diçka tjetër. Çfarë saktësisht?”, pyeste Arshi Pipa në vitin 1968, duke marrë në analizë vargjet e poetit të njohur italian Eugenio Montale. Dhe kjo pyetje nuk mund të shtrohej më drejtë e më me ngulm sesa nga një intelektual si Arshi Pipa, ndërsa atdheu i tij sapo kishte hyrë në rrugën e shkretë e të verbër të vetizolimit të plotë, ku do të qëndronte si “anija e palëvizur” edhe për shumë vite të tjera.

Libri u botua në Shtetet e Bashkuara. Ai doli në qarkullim shtatë vjet përpara se Montale të nderohej me Çmimin Nobel në letërsi (1975), si dhe dhjetë vjet pasi Arshi Pipa, një intelektual, ish i burgosur dhe ish i arratisur nga Shqipëria më 1958, ishte vendosur në Amerikë, ku kishte filluar të jepte leksione mbi gjuhën dhe letërsinë italiane e franceze në universitete të njohura, si Kolumbia dhe pastaj në Universitetin e Minesotës.

Duke lexuar Montalen “me lente zmadhuese”, thonë kritikët, profesor Pipa zbuloi se Dante ishte për Montalen jo vetëm thjesht një model gjuhësor, por edhe një shembull i përsosur poetik. Dhe Pipa nuk përpiqet të nxjerrë përfundime të tjera, duke thënë se nuk dëshironte t’i kalonte caqet që i kishte vëne vetes që në fillim të studimit: të përcaktonte përmasat e ndikimit të Dantes te Montale dhe të interpretonte poezinë e Montales, duke iu referuar Dantes.

16 Qershor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›