Naomi Campbell e dehur kapet e dehur nga paparacët
Në disa foto të publikuara sot nga revista britanike “The Sun”, top-modelja Naomi Campbell është parë në gjendje të rënduar dhe konfuzionale. Ajo mbahet nga dy burra që shmangin të shembet përtokë. “The Sun”, me një lojë fjalësh e ka quajtur top-modelen “stupor-model” që do të thotë “modele e trullosur nga alkooli”.
Naomi Campbell ka përgënjeshtruar menjëherë këto fjali. Menaxheri i saj ka deklaruar për mediat se Naomi nuk ishte e dehur, por ajo vetëm sa po dëfrehej me lojën e besimit, në të cilën një person e lë veten të bjerë në krahët e një tjetri... Duke kërkuar ta justifikojë sjelljen e çuditshme të modeles, menaxheri më pas tha: “Eshtë e mundur që Naomi të jetë ndjerë keq për shkak të të nxehtit të madh në atë pjesë të vendit”. Më 20 qershor, Naomi Campbell duhet t'iu përgjigjet akuzave për agresion në publik të një zyrtari të aeroportit londinez të Heathrow, pasi modeles i ishin marrë valixhet.
16 Qershor 2008