Montgomery: Prapa protestave të serbëve, Beogradi
Prishtinë -Ish-ambasadori amerikan në Serbi, William Montgomery, në intervistën dhënë Radios Evropa e Lirë, thotë se protestat e serbëve të Kosovës në afërsi të Gjilanit nuk janë spontane dhe se penjtë janë duke i tërhequr liderët serbë të veriut të Kosovës, të cilët gëzojnë mbështetjen logjistike nga Beogradi. “Nuk dua të them se Beogradi i ka planifikuar dhe organizuar më herët këto protesta, por nuk ka asnjë dyshim në faktin se pjesëmarrësit në protesta gëzojnë ndihmën dhe mbrojtjen e disa liderëve serbë në Kosovë dhe mbështetjen indirekte të njerëzve të caktuar në Beograd”-ka vlerësuar ai.
I pyetur ndërkaq se sa është një situatë e këtillë shpërthyese dhe a mund të dalë nga kontrolli – Montgomery ka thënë se rreziku të cilin e parasheh shumica nuk ka të bëjë me atë se serbët në Kosovë do të vazhdojnë ciklin e protestave, se gjatë tyre do të ketë edhe incidente më të vogla me elemente dhune – sepse kjo, sipas tij, është e parashikueshme.
“Rreziku qëndron në faktin se në një moment, shqiptarët e Kosovës, në kuadër të përpjekjeve për zgjidhjen e këtij problemi, nuk do të mbështeten më në bashkësinë ndërkombëtare dhe do të fillojnë të ndërmarrin hapa të njëanshëm. Dhe ata, para së gjithash, do të mund të ndërmerren nga politikanët që aktualisht nuk janë në garniturën qeverisëse. Këtu qëndron përshkallëzimi potencial i asaj çfarë po shohim tani’, tha ai.
I pyetur ndërkaq nëse sheh ndonjë shenjë që tregon se gjërat do të ecin në këtë drejtim? - Montgomery ka thënë: “Po, e shoh. Politikanët kosovarë, të cilët nuk janë në Qeveri, janë gjithnjë e më të zëshëm në kritikat e tyre, për shkak të mosndërmarrjes së çfarëdo veprimi, kështu që Prishtina gjendet në një trysni gjithnjë e më të fuqishme të forcave të këtilla opozitare. Prandaj, edhe kanë ndodhur ato veprime që kanë ndaluar hyrjen e disa zyrtarëve serbë në Kosovë”.