Sejdiu takim lamtumire me shefin e UNDP-së
Prishtinë - Gjatë këtij takimi Presidenti Sejdiu e vlerësoi lartë punën dhe veprimet që z.Mauring dhe agjencia që ai e ka udhëheq kanë bërë në Kosovë dhe e falënderoi atë për qasjen që ka pasur, për bashkëpunimin shumë të sinqertë dhe për intensitetin e punëve që ai i ka kryer.
“Ishte kohë e kujtimit të veprimeve jashtëzakonisht të mira që kanë bërë dhe institucioni që z. Mauring e udhëheq në emër të Kombeve të Bashkuara në mbështetje të shumë programeve në dobi të qytetarëve të Kosovës dhe në të njëjtën kohë një përkushtim i mëtejshëm për mbështetje edhe në programe të reja”, theksoi Presidenti Sejdiu.
Gjithashtu, ai tha se është me rëndësi që kemi kapërcyer periudhë të mirë të bashkëpunimit të ndërsjellë dhe tha se Kosova paraqet storien më të suksesshme edhe të përmbyllur në aspektin e statusit politik, ndërsa në aspektin e mbështetjes ndërkombëtare, ajo do të vazhdojë.
“Kosova është me këtë zotim që ka në shpirtin e saj edhe kushtetues edhe të përcaktimit të të gjithë qytetarëve që të jetë atdhe i të gjithë qytetarëve edhe vend i demokracisë. Vështirësitë objektive janë si për çdo vend në lindjen e tij që është krejt normale, por ne nuk do të ndalemi dhe do të kemi një bashkëpunim të mirë edhe me UNDP-in dhe me mekanizmat e tjerë ndërkombëtarë në kuptimin e projekteve të shumta sikur që bëhet çdo kund në botën demokratike”, pohoi Presidenti.
Ndërkaq, z.Mauring, pasi e falënderoi Presidentin Sejdiu për bashkëpunimin, theksoi se kishin biseduar për të arriturat në punën e deritashme si dhe për vështirësitë në lëmin e zhvillimit.
Ai premtoi se Agjencia e Kombeve të Bashkuara në Kosovë është e përkushtuar për të vazhduar punën edhe pas shkuarjes së tij nga Kosova.