E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sejdiu viziton Shkupin më datë 28 maj

Prishtinë - Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu ka marrë sot ftesë zyrtare nga presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, për vizitë zyrtare në këtë vend. Ftesa është dorëzuar në Kabinetin e presidentit Sejdiu nga i ngarkuari me punë i Republikës së Maqedonisë në Kosovë, Stojan Karajanov. Sipas akordancës së dyanshme të presidentëve, është vendosur që kjo vizitë të realizohet më datën 28 të këtij muaji, bëhet e ditur në një komunikatë të Presidencës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›