E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nis ndërtimi i shtëpive tek Kroi i Vitakut

Prishtinë -Në lagjen “Kroi i Vitakut” ka filluar pa probleme rindërtimi i katër shtëpive në pronat e blera nga serbët, të cilat më herët janë shitur nga shqiptarët. Forcat e njësisë speciale të EULEX-it, po kujdesen për sigurinë në këtë lagje, ku në njërën anë po punohet për rindërtimin e shtëpive të shqiptarëve dhe anën tjetër për rindërtimin e shtëpive të serbëve. Ndërkohë, në veri të Mitrovicës po qëndron sot i ashtuquajturi ministër serb për Kosovën, në Qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviç.

Bogdanoviç ka hyrë në Kosovë nga pika kufitare në Jarinje në veri dhe po takohet me përfaqësuesit e serbëve të lagjes Kroi i Vitakut. Ai nuk ka kërkuar leje për hyrë në Kosovë nga askush. Bogdanoviq tha se vizita e tij ka qëllim të mirë që t’i qetësojë banorët serbë, të cilët kanë protestuar disa ditë rresht në lagjen Kroi i Vitkaut. Ai tha që është shenjë e mirë edhe fillimi i rindërtimi në pronat serbe në lagjen Kori i Vitakut. /rtk/start

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›