E Shtunë, 31 Tetor 2026

Velipojë, përplasen3 mjete, 4 të plagosur

SHKODëR- 3 automjete janë përplasur pas mesdite në qendër të komunës turistike Velipojë, ku 4 persona kanë mbetur të plagosur, 2 prej të cilëve më rëndë.

Të lënduarit, Ramadan Gruemira 50 vjec nga Shkodra dhe Renato Kola 27 vjec po nga Shkodra gjenden aktualisht në spitalin e Shkodrës, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa dy të plagosurit e tjerë një 14 vjecar me iniciale F.K dhe i afërmi i tij me iniciale Y.K, kanë patur vetëm gervishtje të lehta.

Aksidenti ndodhi kur tre automjetet, një Audi, një Volsvagen dhe një Benz, u përplasën mes tyre pas një tentative të gabuar parakalimi të mjetit të fundit.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›