Tri monedha në përkujtim të pavarësisë

Tematika që do të përmbajnë këto monedha është lënë e lirë në dorë të piktorëve që do të marrin pjesë, me kushtin që në pjesën e përparme të ketë të shkruar vlerën dhe në pjesën e pasme të ketë të shënuar "Shqipëri–Albania 2012".
Tematika e përgjithshme do të jetë 100- vjetori i pavarësisë. BSH do të pranojë propozime për dizenjon deri më 20 janar 2012 dhe do të paguajë 75 mijë lekë për dizenjon fituese. Janë tri monedhat që do të shtypen me rastin e 100- vjetorit. E para, do të ketë vlerë nominale 200 lekë dhe do të jetë prej ari me pastërti 900 për mijë, ose rreth 22 karatë.
Pesha e saj do të jetë 15.5 gramë dhe do të botohet për 1 mijë copë. Këto monedha do të shiten për koleksionistët në të gjithë botën. Çmimet e shitjes nuk janë përcaktuar ende, por zakonisht ato mbulojnë vlerën e metalit dhe një prim për kostot e tjera.
Kostoja e arit të përdorur për çdo monedhë me çmimin aktual të tregut ndërkombëtar është rreth 75 mijë lekë. BSH do të prodhojë edhe 1000 monedha argjendi me pastërti 925 për mijë dhe me peshë 30 gramë. Vlera nominale e tyre do të jetë 100 lekë.
Për të pasionuarit e numizmatikës që nuk disponojnë fonde të mëdha për blerjen e monedhave të arit apo argjendit, BSH do të prodhojë edhe disa mijëra monedha bakri, çmimi i të cilave do të jetë i vogël. Monedhat numizmatike përdoren nga bankat qendrore kryesisht për të përkujtuar ngjarje të rëndësishme në historinë e vendeve. /Start
2011-12-29 15:40