E Shtunë, 31 Tetor 2026

Monti Italia jo me burim infeksioni per BE-ne

Kancelarja gjermane Angela Merkel vijon takimet e njëpasnjëshme me liderët europianë në përshpejtim të masave ndaj krizës në Eurozonë. Sot Merkel ka takuar kryeministrin italian Mario Monti, ku kanë biseduar pikërisht për masat antikrizë. Më 30 janar në samitin e parë për këtë vit, Liderët europianë do të bëjnë hapa konkretë, ka thënë Merkel në konferencën e përbashkët për shtyp me Montin.
Të dy liderët kanë diskutuar si ta fuqizojnë dhe bëjnë më operative fondin e shpëtimit të shteteve europiane, por edhe si si Banka Qëndrore Europiane mund të kontribuojë dhe ta kthejë operativ fondin europian.
Patëm një bisedim shumë intensiv dhe miqësor mbi situatën europiane është shprehur Merkel, e cila ka shtuar se manovra antikrizë e përshtatur në pak ditë nga Mario Monti do të jetë e dobishme për të ardhmen. Merkel ka thënë se do të shtojmë kontributin për shpëtimin e euros, por e rëndësishme është përshtatja ndaj ndryshimeve. Masat që do të ndërmerren për rritjen ekonomike do të kushtojnë ka thënë Merkel. Ajo ka përmendur edhe Greqinë , ku ka theksuar se do të viojojë negociatat me bankat europiane për të kontribuar në uljen e shpenzimeve ndaj borxhit.
Kryeministrri italian ka pohuar se edhe vendi i tij ka marrë masa të vështira dhe ka premtuar se Europa do të shohë një Itali jo të infektuar. Sipas Montit parashikimet ekonomike janë nuk janë të mira. Për këtë ka thënë ai duhet një bashkëpunim më i thellë politik dhe ekonomik mes vendeve europiane. Ne po bëjmë pjesën tonë ka thënë Monti në luftën nkundër krizës dhe Italia do të vazhdojë të mbështesë Eurozonën ka thënë ai.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›