Monti dhe Merkel të shqetësuar për Lindjen e Mesme

Kryeministri italian Mario Monti dhe kancelarja gjermane Angela Merkel kanë përshëndetur zhvillimet e fundit në eurozonë, por kanë shprehur shqetësimin e përbashkët për dhunën e vazhdueshme në Lindjen e Mesme, njoftoi DPA.
“Vlerësimi i përbashkët është se java e kaluar ka qenë shumë pozitive për Evropën ", thanë në një deklaratë të përbashkët të dy liderët, pasi që kishin zhvilluar një bisedë telefonike.
Kostot e huamarrjes për Italinë ranë në nivelin më të ulët në gjashtë muajt e fundit, pas njoftimit të Bankës Qendrore Evropiane se ajo ishte e gatshme që të blejë bonot e qeverive në gjendje të vështirë dhe zotimit të Rezervave Federale të SHBA-së për një paketë të re stimuluese.