Bayern, favorit për Ligën e Kampionëve

Ish ylli i Bayern Munichut, Stefan Effenberg beson se gjiganti bavarez mund të triumfojë në edicionin e sivjetmë të Ligës së Kampionëve.
Bayerni u mposht nga Chelsea në finalen e sezonit të shkuar por Effenberg mendon se skuadra e Jupp Heynckesit mund të dalë fitimtare në edicionin 2012-13. “Futbollistët e Bayernit kishin shansin jetësor të fitojnë Ligën e Kampionëve, por kaloi pa u shfrytëzuar. Kësaj radhe ata do ta synojnë trofeun. Kjo duhet të jetë objektivi i vetëm”, deklaroi Effenberg për Kicker.
“Bayerni do ta kalojë lehtë grupin dhe është një prej favoritëve për trofe”, u shpreh ai.