Memorandum për regjistrimin e fëmijëve të emigrantëve

Memorandumi për këtë qëllim u nënshkruar sot midis Ministrisë së Jashtme dhe Qendrës "Shërbimi Ligjor Falas Tiranë (TLAS)".
Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto, e konsideroi këtë marrëveshje si "një hap tjetër konkret të rëndësishëm për sa i përket shërbimeve, që MPJ ofron nëpërmjet rrjetit të shërbimit të saj konsullor për qytetarët shqiptarë dhe veçanërisht për ata që i kanë lindur fëmijët e tyre jashtë shtetit dhe kanë probleme me dokumentet e tyre të lindjes".
"Përpjekjet tona për të rritur cilësinë e shërbimeve të qytetarëve shqiptarë, që jetojnë jashtë vendit vazhdojnë dhe ne po mundohemi t'u ofrojmë atyre shërbime cilësore, dhe t'i përmirësojmë ato çdo ditë", theksoi kryediplomati duke cilësuar edhe bërjen të mundur pak kohë më parë edhe të dhënies së pasaportave biometrike nëpërmjet disa konsullatave tona.
Haxhinasto u shpreh se, "në të ardhmen ne do të vazhdojmë të afrohemi pranë komuniteteve shqiptare ku ka përqëndrim më të madh të tyre, si hapja e konsullatave të reja veçanërisht në Greqi, ku jemi duke shqyrtuar në mënyrë konkrete mundësinë e hapjes së një konsullate të re, si dhe në vende të tjera ku ka përqendrim më të madh të shqiptarëve".
"Ne do të vazhdojmë edhe me detyrimet e tjera që kemi ndaj qytetarëve shqiptarë, që jetojnë jashtë si mësimi i gjuhës shqipe, ruajtja e kulturës, e trashëgimisë. Ne kemi blerë një kontingjent librash për ta çuar pranë ambasadave dhe konsullatave tona, në mënyrë që t'u vihet në dispozicion komuniteteve atje për të mësuar gjuhën shqipe", tha ministri i Jashtëm.
Me nënshkrimin e këtij memorandumi MPJ angazhohet nëpërmjet përfaqësive konsullore, që mbulojnë rrethin e juridiksionit në të cilin ka lindur fëmija, të kërkojë pranë autoriteteve përkatëse dokumentacionin e nevojshëm për regjistrimin e fëmijëve. Ky regjistrim i fëmijëve do të bëhet pa pagesë pranë zyrave të gjendjes civile. /Start/
2011-11-16 14:37