Vizita ne Azerbajxhan kryeministri Berisha takim me presidentin Ilham Aliyev

Kryeministri, Sali Berisha, i cili ndodhet në Baku (Azerbajxhan) në një vizitë zyrtare, u prit në një takim, nga presidenti, Ilham Aliyev. Presidenti Aliyev dhe kryeministri Berisha, pasi shkëmbyen vlerësimin reciprok për rëndësinë e kësaj vizite në forcimin e marrëdhënieve midis dy vendeve, si vizita e parë e një Kryeministri shqiptar në Azerbajxhan, shprehën vullnetin e të dyja palëve për intensifikimin dhe thellimin e bashkëpunimit midis dy vendeve mike, në fusha të interesit të përbashkët. "Ne kemi marrëdhënie shumë të mira dhe lidhje të forta mes dy vendeve. Unë e kam takuar shpesh Kryeministrin në evente të ndryshme ndërkombëtare, por për herë të parë këtu. Unë e kam ftuar disa herë Kryeministrin dhe jam shumë i gëzuar që e pres sot këtu. Ne kemi diskutuar një spektër të gjerë çështjesh, të bashkëpunimit politik, forcimit të lidhjeve ekonomike, bashkëpunimit në fushën e energjisë dhe për të gjitha këto çështje, ne jemi dakord. Unë nuk kam dyshim se pas kësaj vizite, ne do të shohim zhvillime të shpejta në marrëdhëniet midis dy vendeve tona, me rezultate të frytshme”, u shpreh presidenti Aliyev.
Nga ana e tij kreu i qeverisw shqiptare garantoi pwr krijimin e njw kapitulli tw ri bashkëpunimi mes kw5tyre dy vendeve. “Së pari, i shpreh mirënjohjen Presidentit Aliyev për mikpritjen e tij. Unë erdha këtu me objektivin kryesor për të forcuar marrëdhëniet dhe lidhjet midis dy vendeve. Shqipëria e Azerbajxhani janë dy vende miq. Unë kam gjetur të njëjtën klimë, vullnet dhe ndjenja në të gjitha takimet e mia të mëparshme dhe veçanërisht në këtë takim shumë miqësor me Presidentin Aliyev. Unë ftova Presidentin të vizitojë Shqipërinë. Unë jam dakord me Presidentin dhe ne do të punojmë ngushtësisht së bashku për një kapitull të ri në marrëdhëniet midis dy vendeve tona mike”, vuri nw dukje kryeministri Berisha. Më parë, Kryeministri Berisha bëri një vizitë në monumentin kushtuar heroit kombëtar të Azerbajxhanit, Hajdar Alijev, ish-president i Republikës së Azerbajxhanit, pas shkëputjes nga ish-Bashkimi Sovjetik.Aty shefi I qeverisw shqiptare vuri një kurorë me lule për nder të ish Presidentit, në një ceremony solemne në memorial. Me pas, Kryeministri Berisha vuri një kurore edhe tek monumenti i Zjarrit të Pashuar, në varrezat e dëshmorëve, si dhe nderoi rreth 150 personat e vrarë brenda një nate nga ushtria sovjetike në vitit 1990, në përpjekje për të shtypur pavarësinë e Azerbajxhanit. Kryeministri Berisha u takua edhe me kryeministrin Artur Rasi-zade, me të cilin pati një takim tet a tet, i cili u pasua nga një takim mes dy delegacioneve. Në vijim, u nënshkrua marrëveshja për mbrojtjen dhe nxitjen reciproke të investimeve mes dy vendeve si dhe një Memorandum Mirëkuptimi midis Ministrive të Ekonomisë të dy vendeve, për bashkëpunimin në fushën e industrisë dhe energjisë.Në vijim të takimeve me personalitetet më të larta në Baku, Kryeministri Berisha zhvilloi një takim me Kryetarin e Parlamentarin, zotin Oktay Asadov.