Marreveshja me bankat per sigurimin e 25 mld dollareve
Presidenti amerikan, Barak Obama sot tha se një marrëveshje me vlerën 25 miliardë dollarë e arritur me bankat është një “hap i madh” drejt ringjalljes së tregut të shtëpive dhe do t’i jap fund një periudhe “të papërgjegjshme”. Bankat kanë rënë dakord të shkurtojnë borxhin e disa pronarëve të shtëpive, duke u lejuar atyre të rifinacojnë huatë me përqindje më të ulëta të interesit dhe do të kompensojë të tjerët që janë përballur me humbjen e shtëpive. U deshën 16 muaj bisedime mes zyrtarëve të lartë federalë dhe atyre shtetërorë dhe 5 bankave më të mëdha për arritjen e marrëveshjes. Marrëveshja zgjidh ankesat e shumta të popullatës civile lidhur me mënyrën se si huadhënësit morrën në pronësi mijëra shtëpi gjatë krizës financiare.