E Shtunë, 31 Tetor 2026

Montobio: Tryeza hapi i parë për zgjidhen e krizës

TIRANE- Gjatë një interviste ekskluzive për News 24, Ambasadori spanjoll Manuel Montobio ka përshëndetur tryezën e dialogut të sotëm, ku Rama dhe Berisha u ulën për bisedime, të thirrur nga Topi. Ambasadori spanjoll ka theksuar se kjo tryezë ishte hapi i parë i kompromisit dhe se klasa politike duhet të gjejë vetë një zgjidhje.“Unë mendoj se ky është një hap shumë i rëndësishëm, përpara. Një proverb kinez thotë se me një hap mund të nisësh një rrugë prej 3 mijë miljesh.. dhe unë shpresoj se ky hap është i pari në rrugën e integrimit të Shqipërisë në BE. Dialogu si një mjet politik mes liderve politikë, gjë që është normale në një demokraci janë përpjekjet për të zgjidhur problemet politike të vendit brenda kuadrit institucional dhe kushtetues të vendit dhe ndaj ne inkurajojmë këtë nismë të presidentit Topi, e nxisim atë të vazhdojë rolin e tij drejtues.” Gjatë intervistës Montobio ka deklaruar se duhet të krijohet një klimë e favorshme ku dialogu të arrijë të zgjidhë krizën, pasi vendi është duke kaluar në tre procese të rëndësishme për integrimin e vendit.“Ka një kalendar politik dhe një kuadër institucional madje dhe një sërë marrëdhëniesh mes Shqipërisë dhe komunitetit ndërkombëtar dhe BE në vecanti. Këto tre procese janë proseci i stabilizim asocimit, procesi i përmbushjes së kritereve të Komisionit Europain deri më 10 maj. Këshilli i asocim stabilizimit do të mblidhet dhe në këtë sesion do të vendoset se si do jenë marrëdhëniet e Shqipërisë me BE për vitin e ardhshëm. Si do të procedohet gjithashtu më 11 Mars mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, Këshilli i 11 marsit në Tiranë, do të vendosë përgatitjen për mbledhjen e 10 majit në Bruksel. Pra kemi këto 3 procese, përmbushja e standarteve për liberalizimin, që është një proces shumë i rëndësishëm jo vetëm për politikën, por edhe për vetë shtetasit shqiptar”- deklaroi ambasadori spanjoll.Montobio ka deklaruar për News 24 se më 22 shkurt në Tiranë do të vijnë dy anëtarë KiE, për të parë hapat me të cilat po zgjidhet kriza dhe jo për ta zgjidhur atë.“Së shpejti do të vijë një delegacion i KiE-së, por mendoj se mund të jetë shumë pozitive që ky delegacion të vijë këtu për të verifikuar avancimet substanciale dhe për të parë se ka apo nuk ka një vazhdimësi të situatës që është ende në qendër të vëmendjes së Asamblesë së Këshillit të Europës. Do të jetë shumë mirë që kjo thirrje për të tejkaluar problemet e lidershipit të ketë rezultuar në një avancim pozitiv” – ka theksuar më tej ambasadori spanjoll.Montobio ka theksuar se afati i fundit për zgjidhjen e krizës është data 6 mars, por se shpreson që kjo krizë të jetë ygjidhur para kësaj date.“Sidoqoftë, ka një afat kushtetues më 6 mars për shkak të 6 muajve që duhen për të marrë vendin në parlament nga deputetet, në këtë rast të opozitës. Ajo që ka thënë BE në cdo kohë ka qënë që vendi të gjithë parlamentarëve është në palament dhe që ne do të donim që kjo situatë të kapërcehej në mënyrë që të lejohet që kur afati të mbërrijë në këtë lloj avancimi të kemi deputetët në parlament.” (m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›