E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbyllet pa rezultat takimi i parë mes Ramës e Berishës

TIRANE-Prej afro 6 muajsh deputetët e PS-së të opozitës kanë bojkotuar Kuvendin e Shqipërisë duke pretenduar transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit me hapjen e kutive të votimit. Mirëpo shumica thotë se hapja e tyre është joligjore dhe e pamundur sa kohë, sipas saj, kanë folur gjykatat e vendit. Takimi i sotem i negociuar nga Presidenti Topi mes Rames dhe Berishes nuk ishte vendimtar ashtu sic pritej. Qe ne deklaraten e pare qe erdhi se pari nga kryeministri u lexua se tryeza nuk pati rezultat konkret per hetim te pakushtezuar te zgjedhjeve dhe se palet nuk jane lekundur nga qendrimet e tyre. Rama ne deklaraten e tij beri te qarte se nuk ndryshon qendrim. Sipas tij, ne tryeze nuk eshte ulur per pazar. Topi: Bisedimet jo pozitive, palet te hapur per te vazhduar dialogun me ndermjetesimin e presidentit.Ora 16:00-Topi, Bisedimet pa kompromis, dialogu do vazhdojëPas përfundimit të tryezës ka ardhur dhe deklarata e Presidentit Bamir Topi. Kreu i shtetit është treguar i kujdesshëm për të mos mbështetur asnjërën nga palët që u ulën në tryezë, por i ka falenderuar njëkohësisht për vullnetin e rifillimit të dialogut. Sipas Topit, ky është edhe momenti më pozitiv, dialogu ballëpërballë dhe jo në distancë.“Besoj që momenti me pozitiv është predispozicioni për tu ulur në tryezë, rifillimi i dialogur politik midis dy elementëve substancialë të demokracisë, të mazhorancës dhe opozitës. Jam i bindur që edhe takimi i sotëm, i cili angazhoi në më shumë se 3 orë ndër bisedime të hapura, pa komplekse aktorët kryesorë të politikës shqiptare të cilët diskutuan për oposionet e tyre dhe natyrisht dhanë një element shumë të rëndësishëm që tryeza e dialogut do të vazhdojë”- theksoi Topi.Duk u fokusuar tek tryeza politike Topi deklaroi se përfundimi i saj nuk ishte pozitiv, por nënvizoi se dialogu mes palëve do të vazhdojë."Duhet të jemi koshientë që i gjithë begraundi i këtyre marrëdhënieve në një kontekst të caktuar, patjetër që nuk bën që biseda apo dialogu të dalë me përfundime ekstrmisht pozitive, por mendjet racionale duhet të kuptojnë që është realizuar një moment shumë i rëndësishëm i demoktracisë” – u shpreh kreu i shtetit.Presidenti Topi sqaroi edhe rolin që do të vazhdojë të ketë në lidhje me dialogun mes opozitës dhe maxhorancës. Kreu i shtetit u shpreh se, “Ramë dakort që Presidenti të vazhdojë, të eksplorojë, të kërkojë konvergjencën, pikat ku palët mund të gjejnë gjuhën e përbashkët. Kjo jep shpresë që kjo tryezë mbi bazën e vullnetit politik të japë sigurinë se në Shqipëri demokracia funksionin”- përfundoi Topi duke falenderuar edhe median për ndjekjen e situatës hap pas hapi.Ora 15:3- Rama: Nuk heq dorë nga hapja e kutivePas përfundimit të tryezës së dialogut thirrur nga presidenti Topi, ka ardhur edhe reagimi i liderit socialist Edi Rama. Kreu i opozitës sqaroi se i ka kërkuar haptazi kryeministrit Berisha hetimin e zgjedhjeve të 28 qershorit. Sipas Ramës, kërkesat e tij nuk ndryshojnë dhe hapja e kutive mbetet në themel të tyre.“Me zotin Berisha patëm një ballafaqim të hapur të pikpamjeve të kundërta për thelbin e problemit, që nga ana ime jam plotësisht i angazhuar ta zgjidh, por kurrësesi i predispozuar ta mbuloj apo anashkaloj. I nënvizova se ne nuk lëvizim nga parimi themelor i transparencës së plotë dhe të pakushtëzuar të zgjedhjeve të shkuara, për të cliruar njëherë e mirë zgjedhjet në Shqipëri prej kthetrave të korrupsionit elektoral” – ka deklaruar Rama.”Gjatë tryezës Rama bëri me dije se e ka sqaruar Berishën që nuk kërkon ndryshimin e vendimeve kushtetuese por vetëm autopsinë e zgjedhjeve, pra sipas tij, hapjen e kutive.“E sqarova zotin Berisha se nuk kemi punë as me vendimin e gjykatave dhe as me ndonjë përpjekje për të përmbysur rezultatin e nxjerrë në rrugë ligjore përmes hetimit parlamentar. Ne duam vetëm të bëjmë autopsinë e zgjedhjeve të vdekura që zgjedhjet e ardhshme të mos vdesin më nga e njëjta sëmundje”- deklaroi Rama.Por sipas kryesocialistit, nuk duhet të zvarritet gjetja e një kompromisi, pasi kriza politike po vazhdon të bëhet e papërballueshme“Nuk shkova në tryezë për pazar por për një parim. Shkova për ta ndarë Shqipërinë nga tradita e zgjedhjeve të korruptura, jam i gatshëm të vazhdoj të përpiqem përgjetjen e dialogut, por nuk pranoj zvarritjen e tij në pafundësi, pasi kriza po bëhet e papërballueshme”- përfundoi Rama.Rama konference ne oren 15:00, Topi ne 15:30Ne kohen qe kryeministri analizonte per mediat bisedat qe beri me Edi Ramen ne tryezen e Presidentit, kreu i PS la godinen persidenciale dhe njoftoi nepermjet selise se tij se do te jete ora 15:00 kur ai do te shprehet rreth ketij takimi. Kurse Presidenti njoftoi se fjala e tij do te degjohet ne nje konference per shtyp rreth ores 15:30 minuta.Perfundon tryeza politike: Berisha nuk terhiqemKa qene ora 14:05 minuta kur ka perfunduar tryeza politike ne Presidence. Pre tre ore eshte debatuar dhe palet si Berisha dhe Rama duket se kane qendruar te palekundur ne qendrimet e tyre, sidomos ne piken per hapjen e kutive. Kjo u la te kuptohet nga Kryeministri Sali Berisha qe vlerësoi se sot se gjatë bisedimeve 3 oreshe që pati me Ramën i njoftoi ketij te fundit se është i gatshëm të bëjë të gjitha kompromiset e nevojshme për çështjet zgjedhore, që kanë të bëjnë me opozitën dhe maxhorancën, por nuk mund të trajtojë problemet që janë me gjykatat.  Berisha bëri të ditur se do ti duhet Presidentit dhe eksperteve të ndjekin situatën. Kryeministri Berisha deklaroi për mediat se mbledhja ne tryeza "kjo është një përpjekje serioze pozitive".“Unë ne këtë takim, të cilin e kam vlerësuar si një përpjekje serioze pozitive, pati një shkëmbim të hapur të pikpamjeve mendimeve të shprehura. Ajo cka ramë dakort është që Presidenti i Republikës të vazhdojë të eksplorojë të gjitha mundësitë e konvergjencave mes cështjeve të bazuara në rezoluten e KE, në materialin përfundimtar të OSBE-ODIHR, sikundër e garantoj edhe Presidentin dhe Ramen që jemi të gatshëm për të gjitha kompromiset për cështjet zgjedhore mes PS e PD”. Berisha gjithashtu bëri të ditur se i kërkoi kreut te PS të listojë cdo kërkesë të mëtejshme, porse duke i sugjeruar asgjë si hapja e kutive, pasi kjo sipas kreut të qeverisë bie ndesh me gjykatat. “Unë i kërkova zotit Rama ta listoje gjithë programatikën. Natyrisht unë nuk mund të trajtoj dhe nuk kërkoj të trajtohet problemi që kam me gjykatën sikundër problemet që Rama i ka me Gjykatën e Apelit, kjo është ajo që mund të them, cdo problem që Rama ka me mazhorancën jam i hapur ta trajtoj, por problemet me gjykatat, jo”. "Unë jam këtu para jush si një njeri i penalizuar në mënyrën më të përsëritur gjatë proceseve zgjedhore nga gjykatat. Nuk i kam bërë kurrë ato probleme ndërpartiake, por i kam mbajtur dhe do i mbaj si probleme mes meje dhe gjykatave, ndaj të cilave jam i detyruar të nënshtrohem", tha Kryeministri Berisha.Vazhdon tryeza Rama-BerishaPrej dy ore e gjysem po vazhdon takimi politik ne Presidence. Ka qene ora 13:10 minuta kur u konfirmua se mund te kishte perfunduar takimit ne Presidence mes dy kundershtareve politike, kryeministrit Sali Berisha dhe kreut te PS, Edi Rama. Dera kryesore u hap, u be gati truproja e  kryeminstrit per te pritur ne dalje te godines berishen, por asnje nga keto nuk ndodhi. Kreret po qendrojne ende ne godinen presidenciale po vazhdon tryeza e shtruar nga kreu i shtetit Bamir Topi. Takimi vazhdon me dyer te mbyllura.Edi Rama dhe Sali Berisha mberrijne ne PresidenceKa qene ora 11 e pak minuta e paradites kur Edi Rama, kreu i PS ka hyre ne Presidence. Rreth 5 minuta me pas, hyrja e tij ne Presidence ehste shoqeruar nga kryetari Sali Berisha. Presidenti Topi ka pritur Ramen dhe Berishen ne tryezen qe do te zhvillohet me dyer te mbyllura. Tryeza e bisedimeve po zhvillohet në sallën ku mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare, në presidencë. Në të djathtë të kreut të shtetit Bamir Topi është ulur Kryeministri, Sali Berisha dhe Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Astrit Patozi, ndërsa në krahun e majtë kryesocialisti, Edi Rama dhe Kryetari i Asamblesë Parlamentare të PS-së, Gramoz Ruçi.Tryeza, PS paraqet nje Memorandium për zgjidhjen e krizës politike Ora 10:35-Pak minuta para takimit më Presidentin Topi, nga selia rozë bëhet e ditur se Partia Socialiste ka miratuar një Memorandium që do tia paraqesë sot Presidentit. Memorandiumi për zgjidhjen e krizës politike propozuar nga PS për hapjen e kutive dhe hetimin parlamentar të zgjedhjeve të 28 Qershorit. PS konstaton në këtë Memorandium se nuk e ka bojkotuar Kuvendin se kërkon marrjen e pushtetit në tavoline por si një e drejtë kushtetuese. Me këtë memorandium PS shprehet e vednosur se edhe sot në këtë takim me Presidentin nuk do të tërhiqet ga kërkesat e saj. Berisha- Rama, sot, perballe njeri-tjetrit, ne tryezen e TopitKryeministri Sali Berisha dhe kryetari i PS-së, Edi Rama do të përballen sot, pas kaq kohësh, në tryezën e organizuar nga Presidenti i Republikës, Bamir Topi. Transparenca e kutive të votimit të zgjedhjeve të 28 qershorit, pritet të jetë sot kryefjala e bisedës mes aktorëve politikë shqiptarë. Kryetari i PS-së, Edi Rama, pas konsultimeve të shumta që ka pasur dje, por edhe pas një përgatitjeje të gjatë, pritet të ketë me vete jo vetëm Rezolutën e Asamblesë së Këshillit të Evropës, por edhe një material të gjerë rreth 16-17 faqe. Burimet thanë mbrëmë për “Gazeta Shqiptare” se, materiali i detajuar shpjegon nga ana juridike, bazuar në nene të Kushtetutës apo Kodit Zgjedhor, se ajo që kërkohet nga PS-ja, transparenca, është kushtetuese. Me këtë material të punuar me shumë kujdes nga deputetët juristë të PS-së, Rama do të përpiqet të hedhë poshtë argumentet e kreut të Qeverisë dhe maxhorancës. Nuk dihet nëse këtë material Rama do ta lexojë apo thjesht do t’i referohet në tryezën e sotme. Në të njëjtën kohë, burimet bëjnë të ditur se edhe Presidenti i Republikës ka përgatitur një material, më shumë të orientuar në terma të përgjithshëm dhe parimore se sa me detaje konkrete për zgjidhjen e krizës politike. Ai pritet t’u bëjë thirrje të dyja palëve që të gjejnë gjuhën e përbashkët edhe përmes këtij projekti që do t’ua servirë në tryezën e sotme. Ndërsa, sa i përket kryeministrit Berisha, ai tashmë i ka shprehur disa herë edhe publikisht argumentet se përse nuk lejohet hapja e kutive, por mund t’i ofrojë opozitës vetëm shumicën në komisionin hetimor parlamentar. Tryeza Tryeza për vendosjen e një dialogu politik mes palëve do të nisë sot në Presidencë, rreth orës 11:00 paradite. Sipas asaj çfarë është vendosur paraprakisht, kryeministri Sali Berisha do të shoqërohet nga kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Astrit Patozi. Ndërsa kryetari i opozitës, Edi Rama do të shoqërohet nga kryetari i Asamblesë Kombëtare, Gramoz Ruçi. Mbledhja do të mbahet në sallën e takimeve të Këshillit të Sigurimit Kombëtar, që pas ristrukturimit të Presidencës është një sallë fare pranë hyrjes qendrore. Media do të lejohet vetëm në fillim të takimit, dhe më pas do të vijojë i mbyllur. Në varësi edhe të ecurisë së bisedimeve, do të shikohet mundësia e deklaratave pas takimit. Skenari i dialogut Diskutimet pritet të nisen pikërisht me interpretimet e ndryshme që palët i kanë bërë rezolutës së Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Shpresat për gjetjen e zgjidhjes pikërisht në tryezën e sotme, janë shumë të vakëta. Burimet thonë se negociatat mund të zgjaten. Të paktën, ky është varianti që ofrohet nga e djathta. Sot do të tentohet të vendoset ky dialog, i cili mund të vijojë më pas në rang teknikësh nga të dyja palët. Sipas kësaj skeme, do të jenë këta ekspertë që do të mundohen të gjejnë një tekst marrëveshjeje, e cila më pas të nënshkruhet sipas të gjitha mundësive në momentin që në Shqipëri do të vijë delegacioni i Këshillit të Evropës. Por, nga ana tjetër, një variant tjetër qarkullon nga e majta, sipas të cilit Rama do të deklarojë prerë se nëse nuk ka hapje kutish, do të vijohet me protesta ta pandalshme dhe me rrugën radikale të gjetjes së zgjidhjes politike. Opozitës nuk i intereson tejzgjatja e negociatave dhe e gjetjes së konsensusit. Megjithatë, çdo gjë qëndron e hapur dhe pritet se si do të rrjedhë biseda sot mes Ramës e Berishës në prani të Presidentit Bamir Topi. (GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›