Topi, Bisedimet pa kompromis, dialogu do vazhdojë
TIRANE- Pas përfundimit të tryezës ka ardhur dhe deklarata e Presidentit Bamir Topi. Kreu i shtetit është treguar i kujdesshëm për të mos mbështetur asnjërën nga palët që u ulën në tryezë, por i ka falenderuar njëkohësisht për vullnetin e rifillimit të dialogut. Sipas Topit, ky është edhe momenti më pozitiv, dialogu ballëpërballë dhe jo në distancë.“Besoj që momenti me pozitiv është predispozicioni për tu ulur në tryezë, rifillimi i dialogur politik midis dy elementëve substancialë të demokracisë, të mazhorancës dhe opozitës. Jam i bindur që edhe takimi i sotëm, i cili angazhoi në më shumë se 3 orë ndër bisedime të hapura, pa komplekse aktorët kryesorë të politikës shqiptare të cilët diskutuan për oposionet e tyre dhe natyrisht dhanë një element shumë të rëndësishëm që tryeza e dialogut do të vazhdojë”- theksoi Topi.Duk u fokusuar tek tryeza politike Topi deklaroi se përfundimi i saj nuk ishte pozitiv, por nënvizoi se dialogu mes palëve do të vazhdojë.“Duhet të jemi koshientë që i gjithë begraundi i këtyre marrëdhënieve në një kontekst të caktuar, patjetër që nuk bën që biseda apo dialogu të dalë me përfundime ekstrmisht pozitive, por mendjet racionale duhet të kuptojnë që është realizuar një moment shumë i rëndësishëm i demoktracisë” – u shpreh kreu i shtetit.Presidenti Topi sqaroi edhe rolin që do të vazhdojë të ketë në lidhje me dialogun mes opozitës dhe maxhorancës. Kreu i shtetit u shpreh se, “Ramë dakort që Presidenti të vazhdojë, të eksplorojë, të kërkojë konvergjencën, pikat ku palët mund të gjejnë gjuhën e përbashkët. Kjo jep shpresë që kjo tryezë mbi bazën e vullnetit politik të japë sigurinë se në Shqipëri demokracia funksionin”- përfundoi Topi duke falenderuar edhe median për ndjekjen e situatës hap pas hapi.(m.a/BalkanWeb)