Montobio-ministrave të Ballkanit: “Ju presim në BE”
Autori i Lajmit: Redaksia
“Bashkëpunimi mes vendeve të rajonit duhet të jetë më i sigurt dhe këtë siguri duhet ta arrijnë vendet e rajonit, ndërsa BE-ja nga ana e saj do të mbështesë të gjitha iniciativat për integrim të këtyre vendeve”, kështu u shpreh dje ambasadori spanjoll, Manuel Montobio. Ai shtoi se, “Ne përballemi me planin e veprimit evropian, atë të doganave dhe të instrumenteve të tjera, çështjet rajonale janë kyçe për BE, në përpjekje për të minimizuar krimin e organizuar. Ju po drejtoni këtë zonë të sigurisë dhe të drejtave themelore, Evropa është shumë e ndërgjegjshme, për hapat që duhet të marrë për Ballkanin Perëndimor, si liberalizimin e vizave dhe futjen në zonën Shengen”. Ai tha se rajoni ka bërë përpjeke të dukshme për të minimizuar krimin e organizuar dhe për këtë BE është koshiente, prandaj edhe dyert e saj do të jenë të hapura për këto shtete. “Evropa është e sigurt që ky rajon ka bërë hapa përpara, jemi të sigurt, që ju do të doni ta ndani me ne këtë zhvillim, jam i sigurt që ju presim në Evropë, pra në BE”, deklaroi Montobio.
Ky lajm është publikuar: 05/03/2010