Britania thërret në Ministrinë e Jashtme ambasadorin izraelit
Qeveria britanike ka thirrur për një takim në Ministrinë e Jashtme, ambasadorin e Izraelit pas zbulimit se vrasës të dyshuar të një militanti palestinez në Dubai muajin e kaluar, kishin përdorur pasaporta fallco britanike dhe të vendeve të tjera evropiane.
Ambasadori do të takohet me shefin e shërbimit diplomatik, Sir Peter Ricketts.
Një zëdhënës britanik tha se mashtrimi me pasaportat britanike ishte një çështje shumë serioze dhe ishte urdhëruar kryerja e një hetimi të plotë.
Grupi palestinez, Hamas, ka akuzuar agjentët izraelitë se kanë vrarë Mahmud al-Mabouhun, muajin e kaluar.
Izreali thotë se nuk ka prova se është i përfshirë në këtë vrasje.