E Shtunë, 31 Tetor 2026

Montolivo nuk vazhdon me Fiorentinën

Nga Express më 24 maj 2011 në ora 15:58

Riccardo Montolivo nuk e ka ndërmend ta vazhdojë kontratën me Fiorentinën.

Mesfushori italian thotë se nuk ka marrëveshje me ndonjë klub, por që ende nuk ka arritur ndonjë marrëveshje të re me ekipin Viola.

“Kam vendosur të mos e vazhdoj bashkëpunimin me Fiorentinën. Do të vendosim së bashku me klubin për të ardhmen time. Dëshiroj ta precizoj se nuk kam arritur ndonjë marrëveshje me ndonjë klub tjetër. Unë kam kontratë me klubin deri në qershor 2012. Do të dëshiroja ta respektoj kontratën, nëse dëshiron klubi”, tha kapiteni i Fiorentinës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›