Mazzarri, edhe 5 vjet në Napoli

Nga Express më 24 maj 2011 në ora 18:45
Trajneri i Napolit, Walter Mazzarri ka nënshkruar kontratë të re pesëvjeçare, me klubin të cilin e udhëhoqi drejt pozitës së tretë në Serie A, e cila dërgon në Ligën e Kampionëve.
Palët presin një sezon edhe më të mirë në krahasim me atë që përfundoi në fundjavë.
“Presidenti De Laurentiis dhe trajneri Mazzarri i kanë sqaruar gjërat dhe i kanë përforcuar marrëdhëniet. Pasi klubi e siguroi pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve, këta të dy u morën vesh për vazhdimin e bashkëpunimit dhe zhvillimin e klubit për pesë vjet”, shkruan në uebfaqen e klubit.