E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova prezantohet në takimin e transportit hekurudhor

Nga Express më 24 maj 2011 në ora 20:00

Në Zagreb të Kroacisë është mbajtur takimi i dytë i rregullatorëve të tregut dhe shërbimeve të transportit hekurudhor të shteteve të Evropës Juglindore, ku mori pjesë edhe Autoriteti Rregullativ i Hekurudhave të Kosovës.

Shteti i Kosovës në këtë tryezë ishte plotësisht i barabartë me shtetet tjera pjesëmarrëse, si: Kroacinë, Slloveninë, Serbinë, Maqedoninë, Bosnje Hercegovinën, Malin e Zi.

Autoriteti Rregullativ i Kosovës ishte i përfaqësuar nga Halit Gara (kryesues i bordit) dhe Ilmi Ahmeti (anëtar).

Në takim Kosova prezantoi strukturën, të arriturat dhe vështirësitë që e përcjellin punën e këtij rregullatorit.

Takimi kishte të bënte me shkëmbimin e përvojave, bashkëpunimin bilateral dhe multiliteral në mes shteteve në fusha të ndryshme, si ato të legjislacionit në sektorin hekurudhor si dhe në harmonizimin e ligjeve me direktivat evropiane.

Përfaqësuesit e ARH-së së Kosovës para fillimit të tryezës vizituan Ambasadën e Republikës së Kosovës në Zagreb, ku u pritën nga ambasadori, Valdet Sadiku, të cilin e njoftuan me qëllimin e vizitës.

Ndryshe, është ndër të parat herë që prania e shtetit të Kosovës në këtë forum nuk u kundërshtua nga përfaqësuesit e Serbisë.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›