Monument pa ditur vendin, injorancë e paparë

Pamje e projektit fitues
Kreu i partisë Socialiste, Edi Rama ka kritikuar ashpër mënyrën e zgjedhjes së monumentit të pavarësisë nga Komitetit per 100 vjetorin e shpallje së Pavaresise së Shqipërisë.
Në një reagim të tij në Twitter, kreu socialist, shkruan se; E padëgjuar në histori: Qeveria bën projekt për një monument dhe pastaj thotë tani të kërkojmë për t’i gjetur një vend! Injorancë e paparë…
Rama thekson se ky do të jetë monumenti i parë në botë, jo për një ngjarje po për përvjetorin e një ngjarjeje, ndërkohë që monumentin e ngjarjes e kemi!
Reagimi i Ramës përmbyllet me një pikë dhe mesazh të tretë në Twitter; Dhe e treta: Projekti i monumentit paraqitet nga ministri në qeveri me një bllok me vizatime në dorë! Unikale edhe kjo,qesharake deri në turp
Monumenti i Pavarësisë u përzgjodh sot në mbledhjen e Komitetit për 100 vjetorin e shpallje së pavarësisë ku si fitues u zgjodh boceli i prezantuar nga bashkautorët Visar Obrija dhe Kai Roman Kiklas (Kosovë, Gjermani).
Ndërkaq, ende nuk është përcaktuar vendi ku do të vihet monumenti.