Pirro Dhima deputet, në krye të listës së PASOK

Evangelos Venizelos dhe Pirro Dhima
Pirro Dhima udhëheqë listën me 12 emra për deputet të PASOK, e cila u shpall kete pasdite nga kryetari i partisë, Evangelos Venizelos.
Atleti me origjinë shqiptare është një zgjedhje personale e Venizelos. Sipas mediave në Greqi, Venizelos kërkon të tregojë simbolikë të fuqishme me zgjedhjen e Dhimës, simbolikë e cila korrespondon me imazhin e sportistit në Greqi.
Pirro Dhima është atleti më i mirë grek i të gjitha kohërave me katër medalje Olimpike dhe një ndikim të fortë social në shtetin fqinj. Ai është gjithashtu edhe njeriu i cili nxori nga bataku peshëngritjen greke, pas shpërthimit të skandalit për përdorimin e substancave të ndaluara.
Pirro Dhima është gjithashtu një oficer në ushtrinë greke, i cili merret më së shumti me aktivitetet sportive në rradhët e Forcave të Armatosura.
Lista e plotë
1. Pirro Dimas
2. Fofi Genimmata
3. Nikos Androulakis
4. Theodore Kariotes
5. e diel Stamadianou
6. Athanasios Tsaftaris
7. Tasos Flampoura
8. Artemis Papadakou
9. Sotiris Giasoukas
10. Anna Pantos
11. Francis Brilakis
12. maria Anagnostopoulou