Berisha: Kreu i PS-së është dadist. Rama: Ti je qesharak

Projekti fitues për 100-vjetorin e pavarësisë
Kreu i opozitës Edi Rama ka replikuar në distancë me kryeministrin e vendit Sali Berisha lidhur me monumentin që pritet të ngrihet me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë. Komitetit Ndërministror për 100-vjetorin e pavarësisë, Berisha u shpreh se Rama vitin e kaluar për festën e Vitit të Ri 2012, i urojë qytetarët me një kartolinë, të Man Ray-it (portreti Le Violon dIngres).
Ai kryetar që ishte, nuk ngriti asgjë. Shpërndau në fund një kartolinë të Man Ray-it dhe e shpërndau jo për vlerësimin artistik të tij ose për vlerësimin e njohurive që ka për artin dadaist, aspak, por sepse ai është dadaist në politikë. Idhulli i tij është Karl Liebknecht. Në politikë Liebknecht ka qenë dadaist. Kjo është e vërteta, u shpreh Berisha.

Kartolina e Ramës, përdorur për urimin e Vitit të Ri 2012-të
Dadaist përkufizohej stili dhe teknika e artistëve dhe shkrimtarëve të shekullit të XX, të cilët me punën e tyre sfidonin standardet e artit, mendimit dhe moralit.
Lideri i opozitës Edi Rama në një reagim ka kritikuar këtë ide të qeverisë duke thënë se është e padëgjuar në histori që të ngrihet një monument për përvjetor dhe jo përngjarje. Rama gjithashtu ka shtuar se qeveria pasi ka miratuar projektin fitues tani po kërkon vendin për vendosur këtë monument.
E padëgjuar në histori: Qeveria bën projekt për një monument dhe pastaj thotë tani të kërkojmë për t’i gjetur një vend! Injorancë e paparë. E dyta: Ky do jetë monumenti i parë në botë jo për një ngjarje po për përvjetorin e një ngjarjeje, ndërkohë që monumentin e ngjarjes e kemi! Dhe e treta: Projekti i monumentit paraqitet nga ministri në qeveri me një bllok me vizatime në dorë! Unikale edhe kjo, qesharake deri në turp!, shkruan Rama në profilin e tij në Tuiter.
Qeveria ka miratuar projektin për monumentin që do të ngrihet me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë. Gjithashtu në mbledhjen e Komitetit Ndërministror për 100-vjetorin e pavarësisë u miratuan posterat dhe logoja që do të përdoren gjatë festimeve.
Projekti fitues paraqitet në formën e një kubi i cili hapet, duke përfaqësuar kështu idenë e një fortifikimi, pra të Shqipërisë si një vend i izoluar dhe i mbyllur, i cili më pas hapet. Monumenti i lartësisë prej 4 metrash krijon një hapësire brenda të cilit qytetarët do të mund të kalojnë. Gjithashtu brenda tij është e shkruar me lazer Deklarata e Pavarësisë. Materiali me të cilin do të ndërtohet Monumenti është i tillë që gjatë ditës do të mbledhë energjinë, duke bërë që të ndriçojë në mënyrë të natyrshme natën.
Florenc Stafa