Unioni Aristik program te posacem per 100 vjetorin e Pavaresise

Unioni Artistik i Kombit Shqiptar me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë ka përgatitur një kalendar artistik mjaft të pasur ku do të zhvilloj koncerte, dhe festivale tradicionale, në bashkëpunim edhe me Ministritë e Kulturës në gjithë hapësirën shqiptare. Këtë program artistik e bën publik drejtuesi i këtij ansambli, Azgan Haklaj.
Përgjatë gjithë vitit 2012 do të ketë një sërë aktivitetesh të rëndësishme kryesisht folklorike të cilat do të nxjerrin në pah vlerat brilante të artit dhe kulturës së kombit shqiptar. Një koncert i veçantë do ti kushtohet edhe 4 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës me 17 shkurt në Shkup dhe ku do të vijohet më pas me festivalet e ndryshme që tashmë janë shndërruar në traditë si festa pranverore e mikpritjes durrsake që shënon edhe edicionin e 17, festivali sofra dardane , festivali i 6-të i kengeve dhe valleve të Çamërisë, si dhe festivali i këngëve të Kreshnikëve dhe ku kulmi do të jetë me spektaklin madhështor 100 vjet Pavarësi.