E Shtunë, 31 Tetor 2026

Monumentet e fotografuara nga ajri

I treti album i fotografit Alket Islamit i kushtohet monumenteve te kultures dhe siteve arkeologjike te Shqiperise. Islami nenshkroi dje nje marreveshje me ministrin e Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve Ferdinand Xhaferaj i cili premtoi se botimi nuk eshte promovimin vetem i turizmit por edhe nje evidentim i trashegimise kulturore.


Albumi mendohet te permbaje rreth 300 fotografi ne formatin 38cm X 38cm te objekteve kulturore qe do te perzgjidhen nga Drejtorite Rajonale te Monumenteve te Kultures. Do te jete gati pas dy vitesh me rastin e 100-vjetorit te shpalljes se pavaresise. Islami bashke me stafin e Discovery Albania dhe te Aeronautikes Shqiptare do te shkojne ne cdo rreth te Shqiperise.


Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›