E Shtunë, 31 Tetor 2026

Monumenti i 100-vjetorit, te parku Rinia në Tiranë

Parku "Rinia", Tiranë

Shtohen edhe tre monumente të reja: statuja e Ismail Qemalit, Ahmet Zogut dhe Hasan Prishtinës.

TIRANË – Ka përfunduar monumenti për 100-vjetorin e Pavarësisë dhe sot në mbledhjen e qeverisë, kryeministri Sali Berisha pasi propozoi dy vendet e mundshme për vendosjen e tij, Parkun Rinia, ose diku midis Bankës së Shqipërisë dhe sahatit, zonë përqark sheshit Skënderbej, komiteti i festimeve zgjodhi parkun “Rinia”me pamje nga Bulevardi Dëshmorët e Kombit.

Ndërkohë, pasi u diskutua se kudo të vendoseshin tre shtatore të reja; ajo e Ahmet Zogut, Ismail Qemalit dhe Hasan Prishtinës, komiteti me sugjerimin e bashkisë vendosi përkatësisht:

1. Monumenti i Pavarësisë – Tek parku “Rinia”;
2. Statuja e Ismail Qemalit – Tek lulishtja në kryqëzimin e Bulevardit Dëshmorët e Kombit me Rrugën Ismail Qemali;
3. Statuja e Ahmet Zogut – Tek fundi i bulevardit “Zogu I”;
4. Statuja e Hasan Prishtina- Tek sheshi Paris.

Monumenti i ri për “Kongresin e Lushnjës”

Kongresi i Lushnjes është de facto shpallja e dytë e pavarësisë së Shqipërisë, pasi vërtet u ngruit flamuri në 1912, por Shqipëria ishte vazhdimisht e kërcënuar.  Është materializimi i kësaj Shqipërie që kemi sot. Gjer atëherë flamuri ishte shpallur, por përpjekjet për shtet ishin të jashtëzakonshme. Në Lushnje, monumenti i kallirit të grurit dedikuar kësaj ngjarjeje s’ka asnjë objeksion, pavarësisht se dhe gruri dhe punonjësit e tokës meritojnë nderimin më të madh. E vërteta është se ky monument u vendos tek qendra e qytetit të Lushnjes që të errësonte Kongresin e Lushnjës”, u shpreh kryeministri, duke propozuar një tjetër monument në qendër të Lushnjës.

/M.A./

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›