E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama-Hoxhajt Ju siguroj se do lobojme edhe me shume per Kosoven

TIRANE - Ne takimin me ministrin e Puneve te Jashtme te Kosoves Enver Hoxhaj kryetari i Partise Socialiste Edi Rama pershendeti progresin e arritur nga shteti i Kosoves ne drejtim te konsolidimit te metejshem te institucioneve demokratike shtetit ligjor si dhe avancimin lidhur me njohjet e reja nderkombetare. Kryetari Rama shprehu vullnetin e palekundur te Partise Socialiste per te intensifikuar marredheniet midis te dy vendeve ne te gjitha fushat.

Ministri i Puneve te Jashtme Hoxhaj percolli pershendetjet e Kryeministrit te Kosoves dhe falenderoi Partine Socialiste per angazhimin e saj ne drejtim te njohjeve te metejshme te Kosoves dhe anetaresimit te saj ne organizata te ndryshme rajonale dhe nderkombetare. Gjithashtu ministri i Puneve te Jashtme Hoxhaj pershendeti progresin e Shqiperise drejt anetaresimit ne Bashkimin Evropian duke vene dukje rolin thelbesor qe ka luajtur Partia Socialiste ne kete proces.

Kryetari i PS Rama e siguroi ministrin e Puneve te Jashtme te Kosoves qe Partia Socialiste do te vazhdoje perpjekjet intensive ne kanalet e saj diplomatike per forcimin e pozites nderkombetare te Kosoves. Partia Socialiste pershendet dhe mbeshtet progresin e arritur nga populli dhe qeveria e Kosoves ne drejtim te permbushjes se standardeve per avancimin e axhendes se saj euro-atlantike.

/Shekulli Online/Pergatiti M.A./

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›