E Diel, 1 Nëntor 2026

Bordet cfare parashikon ligji e cfare propozojne titullaret

Me ndryshimet qe parashikon ligji i ri Per Artin dhe Kulturen ne te gjitha institucionet e kultures priten te ndodhin ndryshime ne Bordet Artistike.


Ligji thote se Bordi Artistik perbehet nga 5-7 anetare. Anetaret e Bordit Artistik jane personalitete te shquara te fushes se artit dhe te veprimtarive shoqerore qe kane lidhje me te si dhe nje perfaqesues nga Ministria e Financave dhe nje perfaqesues nga ministria pergjegjese per artin dhe kulturen.


Anetaret miratohen me urdher te Ministrit pergjegjes per artin me propozim te titullarit te institucionit publik qendror te Artit dhe Kultures dhe nuk mund te jene te punesuar prane institucionit funksionon ky bord. Mandati i tyre eshte 3-vjecar me te drejte perseritje vetem nje here.


Pra me ligjin e ri eshte shtuar si kriter edhe pjesemarrja e nje perfaqesuesi te MTKRS-se dhe nje nga Ministria e Financave.


Deri tani jane dorezuar ne MTKRS propozimet per anetaret e Bordit te Teatrit te Operes dhe Baletit. Miratimi pritet brenda kesaj jave.


Titullari i institucionit Zhani Ciko ka propozuar veten ne rolin e kryetarit dhe anetare Neritan Ceka historian Mimoza Dhembi perfaqesuese nga Ministria e Financave Petrit Malaj rektor i Akademise se Arteve Ermir Dizdari dirigjent Albert Janku koreograf Herida Duro perfaqesuese nga MTKRS.


Sic shihet nuk ka asnje emer krijuesi. Shohim nje historian qe duhet te vleresoje veprat operistike. Shihen gjithashtu emra anetaresh qe kane marre pjese te borde te meparshme te institucioneve te tjera. Pa leshuar mire akoma postin e anetarit te Bordit te Teatrit Kombetar Petrit Malaj pedagog-aktor figuron ne nje tjeter bord.


Nje tjeter titullar Flamur Shehu drejtor i Qendres Kombetare te Kultures per Femije ka paraqitur keto kandidatura per bordin e institucionit te tij Edmond Zhulali kompozitor Bashkim Zahaj skenograf Jorgo Papingji autor tekstesh Mimoza Sofroni perfaqesuese e MTKRS dhe nje perfaqesuese nga Ministria e Financave.
Lista e plote me anetare te Bordeve pritet te miratohet se shpejti ne MTKRS.


Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›