E Shtunë, 31 Tetor 2026

Monumenti i pavaresise do te realizohet nga firma austriake

Realizimi i monumentit të pavarësisë do të kryhet nga  firma austriake “Valente”. Kështu  ka vendosur komisioni i vlerësimit të firmave, pas shqyrtimit të 10 ofertave nga kompanitë më të specializuara europiane për realizimin e objekteve të tilla , këtë e bëri me dije për “ABC News”,  Drejtori i Galerisë së Arteve  Rubens Shima. Kostoja totale e  monumentit është 353 mijë euro . 
Monumenti do të realizohet në Austri për arsye teknike dhe më pas do të montohet në Shqipëri. Artistët do të jenë prezentë në çdo fazë të objektit dhe do të respektohen  parametrat e 6.4 metra i gjatë me 5. 
Realizimi në skulpturë i  veprës se monumentale kushtuar 100 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Shtetit Shqiptar është projekti i paraqitur nga bashkautorët Visar Obrija dhe Kai Roman Kiklas (Kosovë, Gjermani).  Dhe monumenti do të vendoset në “Parkun Rinia”. 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›