E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Nese fiton e majta, Spartak Ngjela do te jete minister

Nese Aleanca per Shqiperi Europiane fiton zgjedhjet, kryetari i Partise Ligj dhe Drejtesi, Spartak Ngjela, do te jete minister i kabinetit te majte qeveritar. Pohimin e beri dje, kryetari socialist, Edi Rama, ne nje bashkebisedim me gazetare. Premtimi erdhi pasi me heret ne media, ishte publikuar nje deklarate ku citohej Ngjela te kishte vene si kusht te qenit minister ne nje qeveri te mundshme te se majtes pas 23 qershorit. Rama, iu pergjigj pyetjes nese ka nje marreveshje me PLD per te marre post ministri zoti Ngjela pas zgjedhjeve nese PS i fiton keto zgjedhje. Rama e pohoi kete fakt, kur u shpreh: “Kemi nje marreveshje shume te thjeshte dhe te qarte me avokat Ngjelen, qe per te gjitha kontributet e tij ne gjithe keto vite opozite dhe per gjithe kontributin e tij ne fushaten e tanishme dhe per te gjithe cka ai mund te vazhdoje te jape per kete koalicion do te jete pjese e administrimit te fitores dhe, sigurisht, pse jo edhe ne ekzekutiv”. Spartak Ngjela, ka qene minister i Drejtesise ne qeverine e Pajtimit Kombetar qe u krijua si kabinet i perkohshem me te gjitha forcat politike, pas trazirave te vitit 1997.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›