E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moodys zhvleresim per 87 banka europiane

Agjencia amerikane e vlerësimit të kreditit Moody’s pritet të ulë klasifikimin e borxhit të varur për 87 banka të vendeve europiane. Agjencia e argumenton me frikën që qeveritë mund të kenë mungesa të likuiditetit për shpëtimin e subjekteve të borxheve bankare më të rrezikshme në momente tensioni. Moody’s saktëson se numri më i madh i zhvlerësimeve do të përfshijë institutet kredituese të Spanjës, Italisë, Austrisë dhe Francës. Rishikimi mund të cojë në një zhvlerësim mesatar të borxhit të varur me dy nota si dhe të borxhit të ri të varur dhe borxhit bazë me një notë. Subjektet që kanë një borxh të varur kanë më pak prioritete ndaj poseduesve të borxhit të ri dhe kështu përfshihen në një kategori më të rrezikshme.

Moody’ vlerëson se një mbështetje sistemike për borxhin në Europë është kthyer gjithnjë e më pak i parashikueshëm, për shkak të një kombinimi të ndryshimeve të parakohshme të politikave monetare dhe kufizimim të financave. Ndër të tjera agjencia ndërkombëtare thekson se ka shembuj actual ku mbi mbajtësit e borxhit të varur ka pasur humbje pa asnjë infektim të kategorive të tjera të borxhit. Gjithashtu Moody’s njofton se rreziku për vlerësimin e borxhit të varur mund të shtrihet edhe jashtë vendeve të BE. Agjencia do të testojë edhe tregje të tjera jashtë BE sic janë Norvegjia dhe Zvicera. Nga të 87 bankat që do të zhvlerësohen nga ana e Moody’s, numrin më të madh e ka Spanja me 21 banka, Italia me 17, vendet e ulëta 6, e më pas Norvegjia, Finlanda, Luksemburgu, Zvicera, Suedia, Belgjika, Qipro, Polonia dhe Portugalia.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›