Kufizimi i konkurrencës në treg, rastet kur autoriteti nuk heton
29/11/2011 Autoriteti i Konkurrencës ndryshon rregulloren. Hiqet efekti pengues për marrëveshjet paralele
Ndryshon rregullorja për marrëveshjet që u “lejohen” bizneseve konkurrente në treg. Edhe pse neni 4 i ligjit “Për mbrojtjen e konkurrencës” ndalon marrëveshjet mes ndërmarrjeve që mund të pengojnë, kufizojnë ose shtrembërojnë konkurrencën në treg, Autoriteti i Konkurrencës ka listuar disa lloj marrëveshjesh që nuk ndikojnë tregun. Për këto marrëveshje ky autoritet nuk fillon procedurat hetimore. Sipas Autoritetit të Konkurrencës, marrëveshjet mes ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, në shumë pak raste mund të kenë një ndikim në konkurrencën e tregut.
Rregullorja e re
Bëhet fjalë për rregulloren “Për marrëveshjet me rëndësi të vogël” e cila u miratua me vendimin e Komisionit të Konkurrencës më 8 nëntor 2011, e cila shfuqizon atë të vitit 2009. Rregullorja flet për kushtet që duhet të përmbushin marrëveshjet me rëndësi të vogël, si dhe kufizimet e marrëveshjeve. Kjo rregullore aplikohet gjithashtu për vendimet e bashkimeve të ndërmarrjeve dhe për praktikat bashkërenduese. Në ndryshim nga rregullorja e mëparshme, është hequr kushti kur ndërmarrje të ndryshme kanë marrëveshje paralele për shitjen e produkteve të ofruara dhe kjo zë më pak se 30% të tregut përkatës. Po kështu, në këtë rregullore janë shtuar disa nene ku parashikohen rastet e rënda që përbëjnë shkelje të ligjit.
Marrëveshjet me rëndësi të vogël
Konsiderohen si marrëveshje që nuk kufizojnë konkurrencën ato që lidhen mes ndërmarrjeve që janë konkurrentë aktualë ose potencialë dhe kur totali i pjesës së tregut të palëve në marrëveshje nuk tejkalon 10% në secilin prej tregjeve. Po kështu ekzistojnë edhe marrëveshje mes ndërmarrjeve jo-konkurrente dhe kur pjesa e tregut e secilës palë në marrëveshje nuk tejkalon 15% të secilit nga tregjet përkatëse. Në rast pamundësie të klasifikimit të marrëveshjes si marrëveshje ndërmjet konkurrentëve ose jo-konkurrentëve, atëherë zbatohet kriteri i pjesës së tregut prej 10%. Kur konkurrenca në treg kufizohet nga efekti kumulativ i një marrëveshjeje për shitjen e produkteve të ofruara nga ndërmarrje të ndryshme, pjesa e tregut reduktohet në 5%, si për marrëveshjet mes konkurrentëve dhe për ato mes jo-konkurrentëve. Marrëveshjet nuk kufizojnë konkurrencën nëse gjatë 2 viteve të njëpasnjëshme kalendarike, pjesët e tregut të palëve në marrëveshje nuk tejkalojnë 2%. Për të llogaritur pjesën e tregut është e nevojshme të përcaktohet tregu sipas udhëzimit “Për përcaktimin e tregut përkatës”. Pjesët e tregut duhet të llogariten mbi bazën e vlerës së shitjeve ose kur është e përshtatshme të vlerës së blerjeve. Nëse të dhënat në vlerë nuk janë, atëherë përdoren informacione të tjera të vlefshme të tregut.
Shkeljet e konkurrencës dhe rastet e rënda
Rastet e rënda janë shtuar në këtë rregullore dhe lidhen me kufizime të konkurrencës mes bizneseve konkurrente. Bizneset gjenden në këtë pozitë kur synojnë të fiksojnë çmimet kur shiten produkte tek palët e treta, synojnë të kufizojnë prodhimin ose shitjet, si dhe synojnë ndarjen e tregjeve ose ndarjen e konsumatorëve. Ndërsa kufizimet e rënda për kompanitë jo-konkurrente konsiderohen ato që synojnë kufizimin e shpërndarësit për të përcaktuar çmimin e tij të shitjes, kufizimin e territorit ose të klientëve, ku shpërndarësi mundet të shesë produkte, kufizimin e shitjeve aktive ose pasive, tek konsumatori përfundimtar, nga pjesëmarrësit e sistemit përzgjedhës të shpërndarjes, që operojnë në nivelin e shitjes me pakicë, kufizimin midis ofruesit të pjesëve përbërëse të një produkti për shitjen e tyre vetëm tek blerësi, i cili i përdor këto elementë për të prodhuar produktin përfundimtar. Nëpërmjet kësaj marrëveshjeje, kufizohet mundësia e ofruesit për t’i shitur këto pjesë përbërëse direkt tek konsumatori përfundimtar ose te riparuesit. Rregullorja përcakton se nuk konsiderohen kufizime mes kompanive apo bizneseve jo-konkurrente rastet e shitjeve aktive në territore ekskluzive ose tek një grup klientësh ekskluziv, rastet e shitjeve tek klientët përfundimtar nga shpërndarësi që operon në tregun e shitjes me shumicë, rastet e shitjeve tek shpërndarësit e paautorizuar nga pjesëmarrësit e sistemit përzgjedhës të shpërndarjes, rastet e shitjes së pjesëve përbërëse të një produkti, që ofrohen me qëllim prodhimin e një produkti përfundimtar, nga shpërndarësi tek klientët, që mund t’i përdornin ato për të prodhuar të njëjtin lloj të produkteve si ato të prodhuara nga ofruesi.
Marrëveshjet e ndaluara
1. Ndalohen të gjitha marrëveshjet, të cilat kanë si objekt ose si pasojë pengimin, kufizimin ose shtrembërimin e konkurrencës në treg, veçanërisht marrëveshjet që:
a) caktojnë, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, çmimet e blerjes ose të shitjes, apo çdo kusht tjetër tregtimi;
b) kufizojnë ose kontrollojnë prodhimin, tregjet, zhvillimin teknik ose investimet;
c) ndajnë tregjet ose burimet e furnizimit;
ç) në marrëdhëniet tregtare me palët e tjera, zbatojnë kushte të ndryshme për transaksione të njëjta, duke i vendosur ato në gjendje të pafavorshme konkurrence;
d) kushtëzojnë lidhjen e kontratave me pranimin nga palët e tjera kontraktuese të detyrimeve shtesë që, për nga natyra ose nga përdorimi i tyre tregtar, nuk kanë lidhje me objektin e këtyre kontratave.
2. Marrëveshjet që ndalohen, sipas pikës 1 të këtij neni dhe që nuk përjashtohen sipas neneve 5, 6 dhe 7, janë të pavlefshme.