E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdes vajza e Stalinit

Vajza e vetme e diktatorit sovjetik Josef Stalin ka ndërruar jetë si pasojë e sëmundjes së kancerit, në moshën 85 vjeçare në Shtetet e Bashkuara. Svetlana Alliluyeva, ishte e njohur po ashtu dhe si Lana Peters. Tradhtia e saj nga Bashkimi Sovjetik në vitin 1967 ishte një goditje për SHBA. Ajo shkroi katër libra, duke përfshirë edhe dy me kujtime.

Peters shkoi në Indi në vitin 1966, por në vend që të kthehej në Bashkimin Sovjetik ajo kërkoi azil politik në ambasadën amerikane.
Ajo e ka quajtur "një përbindësh moral dhe shpirtëror babain e saj ".

Ajo u diplomua nga Universitetin e Moskës në vitin 1949, fillimisht duke punuar si mësuese dhe përkthyese. Peters u martua katër herë - tri herë në Rusi - dhe la dy fëmijë pas në atdheun e saj. Kujtimet e saj të para, “Njëzet Letra për një mik”, u botua në vitin 1967.
Ajo mori emrin Lana Peters pasi që u martua me arkitektin William Wesley Peters në SHBA. Svetlana tha se njerëzit nuk mund ta kuptojnë të kaluarën e saj.

Çifti u vendos në qendër të Wisconsin dhe kishte një vajzë, Olga, para se të divorcit në vitin 1973. Ajo u kthye në një kohë të shkurtër në Bashkimin Sovjetik në vitet 1980.
Stalini, i cili vdiq në vitin 1953, konsiderohet përgjegjës për vdekjen e miliona vetëve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›