Moore ne Tirane per KQZ Shqiptaret te kene besim te rezultati pas 23 qershorit

Drejtori për Europën Qëndrore dhe Jugore në Departamentin Amerikan te Shtetit, Jonathan Moore, nisi sot takimet me politikanët shqiptarë, në një tentativë për të gjetur një zgjidhje në lidhje me situatën e krijuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Përpjekjen për t’u zgjidhur shqiptarëve ngërçin e KQZ-së, e nisi nga Rama.
Ora shëndonte 8:30 e mëngjesit kur Jonathan Moore, drejtor për Europën Qendrore dhe Jugore në Departamentin Amerikan të Shtetit, në orar të përpiktë, mbërriti në selinë rozë shoqëruar nga ambasadori i SHBA, Aleksandër Arvizu.
Përmes një njoftimi për shtyp, PS bëri të ditur se gjatë takimit që zgjati mbi një orë, Rama falënderoi të dërguarin e Departamentit të Shtetit për rikthimin në Tiranë pas një muaji, duke e vlerësuar atë si një shenjë konkrete të interesimit të SHBA për situatën parazgjedhore në Shqipëri.
Sipas të njëjtit njoftim, Moore ka garantuar Ramën se SHBA do të ndjekin procesin nga afër, dhe shprehu besimin se të gjithë palët do të mbajnë parasysh interesat më të mira të popullit shqiptar, do të respektojnë ligjin dhe do të njohin rezultatin e zgjedhjeve.
I pyetur nga gazetarët nëse ka propozuar ndonjë formulë konkrete për të dalur nga kriza e KQZ-së, Moore i rezervoi vetes të drejtën të shprehet në fund të vizitës dy ditore.
“Ky ishte takimi im i parë gjatë kësaj vizite. Takimet do të vijojnë gjatë ditës së sotme por edhe nesër. Jam i kënaqur nga takimi që pata me zotin Rama. Do të takohem me Kryeministrin Berisha dhe zotin Meta përfshi këtu edhe takime në Durrës. Në fund të vizitës, do të kem më shumë se cfarë t’ju them. Sikurse edhe në të shkuarën, ne e kemi shprehur qëndrimin tonë për zgjedhjet, sikurse edhe ambasadori ynë e ka bërë të qartë, se duam që populli shqiptar të ketë besim në procesin elektoral, në institucionet dhe tek rezultati zgjedhjeve pas 23 qershorit”-deklaroi Moore.
Vetë Rama nuk preferoi të komentonte.
Moore u prit edhe nga kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Eduard Selami. Ky i fundit pranoi të ketë biseduar edhe për KQZ-në, por e quajti atë një problem që duhet zgjidhur nga shqiptaret.
Situata parazgjedhore ka qenë edhe në qendër të takimit që Moore zhvilloi me Kryeministrin Berisha.
Në takim u diskutua edhe në lidhje me KQZ-në dhe nevojën për plotësimin e vendeve në të. Kryeministri Berisha shprehu gatishmërinë që kjo çështje të zgjidhet sa me shpejt në zbatim të Kodit Zgjedhor. Në këtë kuadër, Kryeministri u shpreh se "në kushtet kur Kuvendi nuk ka marrë ende vendim për të pranuar dorëheqjet dhe shpallur vakancat e tri vendeve të opozitës në KQZ, anëtarët e dorëhequr mund të rikthehen në detyrë menjëherë".
Kryeministri Berisha nënvizoi se fushata zgjedhore ka filluar prej mëse dy muajsh dhe ka qenë një fushatë e civilizuar dhe me ecuri normale. Ai shprehu bindjen se të gjitha partitë kanë interes dhe mbështesin një proces zgjedhor me standardet më të larta dhe e garantoi z. Moore se mazhoranca ka bërë dhe do të bëjë gjithçka për të siguruar këto standarde për zgjedhjet e 23 qershorit.
Kryeministri e njohu shkurtimisht z. Moore me përgatitjet zgjedhore, ku vuri theksin në përmirësimin e madh të kornizës ligjore, infrastrukturës së votimit dhe asaj të numërimit. Kryeministri Berisha shprehu kënaqësinë e madhe për angazhimin e madh të faktorit ndërkombëtar, e veçanërisht të SHBA në dërgimin e numrit më të madh të mundshëm të vëzhguesve. Kryeministri theksoi se një mision i fortë vëzhgimi i përbërë OSBE/ODIHR, shtetet antare të OSBE, Këshilli i Evropës, Parlamenti Evropian, etj, është një garanci e madhe për transparencën e procesit dhe besueshmërinë e rezultatit zgjedhor. Në këtë kuadër, Kryeministri nënvizoi rëndësinë e pranimit të rezultatit nga të gjitha palët.
Në takim u bisedua edhe për çështje të rajonit ku theksi u vu tek marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë dhe zbatimit të saj.
Po kështu, Moore zhvilloi një bashkëbisedim edhe me kandidatin për deputet të PD, zotin Eduart Selami, i cili pohoi se pjesë e bisedës ishte edhe ngërçi i KQZ-së. Sipas tij, çështja e institucionit të zgjedhjeve është një çështje e brendshme, që u përket shqiptarëve dhe se duhet të zgjidhet mbi bazën e legjislacionit vendas. Në agjendën e Moore është edhe një takim me kreun e LSI-së, Ilir Meta.