E Shtunë, 31 Tetor 2026

Morati: “Gjithçka varet nga Lampard”

"I kemi bërë ofertën tonë Celsit, tani gjithcka varet nga lojtari. Është një element që na pëlqen, më shumë se kaq nuk mund të bëjmë". Këto janë deklarimet e fundit të padronit të Interit, Masimo Morati, në lidhje me një transferim të mundshëm të Frenk Lampard te zikaltërit.
MANSINI - Morati flet edhe për blerjen e Amantino Mansinit nga Roma. "Jemi të fortë dhe jam shumë i kënaqur me atë që kemi bërë deri më sot. Blerja e Mansinit dëshmon raportet e mira që ekzistojnë midis dy shoqërive".
OBJEKTIVAT - Morati flet edhe objektivat e Interit, ku në plan të parë është Liga e Kampioneve. "Do të synojmë të bëjmë më mirë se ajo që kemi bërë në të kaluarën, shpresojmë t'ia dalim".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›