Soset durimi, Ferguson tërbohet nga Ronaldo

Soset durimi, Fergusoni e tifozët tërbohen me Kristiano Ronaldon. Trajneri i Mancesterit nuk mund ta tolerojë më situatën dhe ka humbur durimin me yllin portugez. Teknikut skocez nuk i kanë pëlqyer aspak deklarimet e mesfushorit të "Djajve të kuq', i cili mbështeti deklaratat e presedintit të FIFA-s, Sep Blater, i cili i krahasoi futbollistët e sotëm me "skllevërt modernë". Ronaldo i ka rrëshqitur shumë herë në lidhje me të ardhmen e tij te Mancesteri, duke përdorur si argument edhe kaviljen e operuar.
"Është momenti më i keq i karrierës sime, por jam optimijt se do të rifilloj të stërvitem shumë shpejt". Se ku do të stërvitet te Mancesteri apo te Reali i Madridit – klubi që e kërkon me cdo kusht – Ronaldo nuk jep asnjë sinjal, duke krijuar një klimë aspak të këndshme në "Old Trafford". Trajneri Ferguson, i cili humbi edhe ndihmësin e tij, portugezin Karlos Kueiroz (mori drejtimin e Portugalisë), nuk flet prej dy muajsh me Kristiano Ronaldon, por të dy priten të takohen, më 28 korrik, kur Mancesteri do të nisë turneun në Afrikën e Jugut.