E Shtunë, 31 Tetor 2026

Inter-Real ia nisin nga Maikoni

Interi dhe Reali i Madridit ia nisin nga çështja Maikon. Për Ibrahimoviç për momentin as që bëhet fjalë. Kjo është situata momentale ndërmjet drejtuesve të Interit dhe atyre të madrilenë që ofrojnë për mbrojtësin brazilian 25 milionë euro. Kundërpërgjigja e parë e Brankës ishte 40. Ndërsa për Ibrën distanca midis ofertës dhe kërkesës është akoma më e madhe: Interi kërkon të paktën 70 milionë. Dhe Reali insiston për Vilën ose Riberin.

Ajo që e bën më të vështirë çështjen është se Interi kërkon edhe lojtarë të mirë plus një goxha shume për Ibrën. Mourinjo dhe Branka nuk pëlqejnë as Huntelaar e as Van Nistelrooy dhe e dinë se Higuain nuk shitet nga madrilenët. I vetmi lojtar që mund t’i hyjë në punë Interit është Shanider, por krahas tij Interi kërkon jo më pak se 50 milionë euro “cash". Sigurisht që shumë.

Në fakt, Shnaider mund të jetë çelësi për Maikonin. Javës tjetër Valdano do t’i kërkojë Brankës të ulë çmimin e brazilianit deri në 30-32 milioni: në këtë rast Realit të Madridit do t’i duhet të shtojë edhe 15-17 milionë plus Shnaiderin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›