E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fortuzi largohet nga drejtimi i Skënderbeut

Tiranë- Ish-sulmuesi i Tiranës, Indrit Fortuzi, nuk do të jetë më trajner i Skënderbeut të Korçës, pasi ndihmoi skuadrën të rikthehej në Kategorinë Superiore. Lajmi është bërë i ditur nga zyra për shtyp e klubit juglindor, e cila saktësonte se tashmë drejtuesit kanë filluar punën për emërimin e trajnerit të ri.

“Largohem me përshtypjet me të mira nga Korça dhe nga skuadra e Skënderbeut”, tha të hënën Fortuzi për ATSH-në, duke falenderuar ndërkohë futbollistët "që punuan së bashku me mua për të arritur më të mirën gjatë sezonit të kaluar dhe realizuam objektivin për ngjitjen e skuadrës mes më të mirave në vend".

Drejtimi i stolit të Skënderbeut ishte detyra e pare e Fortuzit në karrieren si trajner, ndërsa në fillim të edicionit të kaluar ai ishte ndihmës i Blazh Slishkoviçit te Tirana.

Aktualisht Fortuzi kandidon për deputet nën siglën e Partisë Demokratike në Qarkun e Tiranës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›