E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bajerni i Mynihut siguron shërbimet e kroatit Pranjiç

Mynih - Bajerni i Mynihut ka arritur të sigurojë shërbimet e mesfushorit kroat Danijel Pranjiç. Bavarezët mësohet se e kishin arritur marrëveshjen me futbollistin që para tre javësh, por refuzonin të paguanin shifrën që kërkonte klubi holandez i Herenvenit.

Klubi gjerman do të derdhë në arkat e Herenvenit shumën e shtatë milionë eurove për Pranjiç. Kontrata mes tyre do të jetë 3 vjeçare.

“Është realizuar një nga ëndrrat e jetës sime.. Bajerni është një nga skuadrat më të mira në Evropë, dhe është në nivel të njëjtë me Barcelonën, Real Madridin dhe Liverpulin”, deklaron Pranjiç.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›