E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shorti, kundërshtarë nordike për ekipet shqiptare

Nion- Skuadrat shqiptare kanë njohur sot kundërshtarët e tyre në Ligën Evropiane. UEFA shkruan në faqen e saj zyrtare (uefa.com) se, ky ka qenë vendimi i shortit të hedhur sot në Nion të Zvicrës. Skuadra e renditur në vendin e dytë në Superligën shqptare, Vllaznia e Shkodrës, do të luajë në turin e parë përballë irlandezëve të Sligo Rovers. Skuadra irlandeze ka një koefiçent 1.899 dhe renditet si skuadra e 17-të më e vështirë në turin e parë të Ligës Evropiane.

Ndërkohë skuadra e Dinamos do të ketë kundërshtar në turin e parë të Ligës Evropiane skuadrën finlandeze FC Lahti. Finlandezët janë një prej skuadrave më të vështira në këtë tur dhe kanë një koefiçent 1.958.

Ndeshjet e para të dyja skuadrat shqiptare do ti zhvillojnë në datën 2 korrik jashtë fushës së tyre dhe ky mund të jetë një avantazh. Ndeshjet e kthimit do të luhen në datën 9 korrik.

Ndërkohë fituesja e Kupës së Shqipërisë, Flamurtari i Vlorës, e cila merr pjesë në turin e dytë të Ligës Evropiane, do të ketë si kundërshtar fituesin e çifit mes skocezëve të Motherwell dhe uellsianëve të Llanelli AFC.

Flamurtari do e zhvillojë ndeshjen e parë në datën 16 korrik në fushën e tij, ndërsa ndeshjen e kthimit do ta luajë në 23 korrik.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›