E Shtunë, 31 Tetor 2026

Morati: Il Milan? Shpresoj të mbetet në -7

Dy fitoret e fundit kanë nxjerrë në pah një Milan, i cili mund të jetë një rival i Interit në kampionatin italian. Presidenti zikaltër, Masimo Morati, nuk është aspak i befasuar nga ky fakt, por shpreson që kuqezinjtë të mbeten deri në fund në distancën aktuale, që do të thotë në 7 pikë dizavantazh nga kreu. "Shpresoj që Milani të jetë një nga rivalët tanë në kampionat, por do të dëshiroja që të mbeteshin në të njëjtën distancë për gjatë gjithë kampionatit, ka shpjeguar Morati gjatë ndarjes së çmimit "Faketi" për trajnerin Çezare Prandeli, gjithsesi ne e dinim që nga fillimi, se kjo është një skuadër e rrezikshme".
Duke u rikthyer tek Interi i tij, Morati nuk e fsheh, se do të ishte më i qetë, nëse vlerat e shprehura do të ishin të njëjtat me ato në kampionat. "Është normale, por për fat të keq në jetë nuk mund të kesh gjithçka, ka vazhduar ai. Megjithatë, unë besoj se përtej anës psikologjike, siç ka thënë Murinjo, një nga sekretet është edhe ‘turn over‘, i cili na mundëson të kemi lojtarë të freskët për ndeshjen e Champions League". Për numrin një të zikaltërve "janë të paarsyeshme" kritikat ndaj Interit, dhe është një gënjeshtër lajmi se ai është irrituar me skuadrën pas barazimit me Dinamon e Kievit: "Ndoshta janë ngatërruar në lidhje me barazimin e vitit të kaluar kundër Mançester Junajtid, ka buzëqeshur ai. Këtë herë nuk kam bërë asnjë lloj reagimi, sepse në fund të fundit e kam kuptuar se ndeshja kishte ecur shumë mirë. Dhe pastaj nuk është ende momenti deciziv, ka ende kohë për të reaguar në mënyrën e duhur". Megjithatë tashmë ka arritur edhe lajmi i keq për Murinjon. Alarmi Shnajder. Pas problemeve për Militon, Kambiason dhe Tiago Motan në prag të ndeshjes së të shtunës, vjen dëmtimi muskolar në kofshë për mesfushorin holandez në pjesën e dytë të ndeshjes ndaj Katanias. Mbrëmjen e djeshme ai u është nënshtruar kontrolleve dhe vetëm sot do të mësohet diagnoza e saktë. Vetë Shnajder është shprehur në përfundim të ndeshjes se: "E ndjeva që pata një tërheqje muskuli dhe mendoj se ndalova në kohë, shpresoj se nuk do të jetë për ekzaminimet". Ndërkohë që shpreson që Shnajder të mos mungojnë në ndeshjen ndaj Dinamos së Kievit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›