Kristiano Ronaldo: Milan, në "San Siro" dua të jem
Real Madrid vazhdon të luajë pa një prej diamanteve të tij, Kristiano Ronaldo. Kampioni portugez po provon të heqë qafe dëmtimin në kavilje, por ka filluar të ndihet mungesa e tij në fushë, kështu që lojtari bën të ditur se dëshiron të rikthehet me çdo kusht së më shpejt që të jetë e mundur, dhe si një datë të saktë: më 3 nëntor. Kundër Milanit, në San Siro, CR9 nuk dëshiron të mungojë: Champions League dhe bukuria e të ashtuquajturës klasikja e Europës janë gjëra shumë të mëdha, ndaj do të ishte një gabim i madh të hidhje tutje një mundësi të tillë. "Dëshiroj të luaj kundër Milanit, thotë ai. Është një ndeshje e rëndësishme për ne dhe dëshiroj të jem i pranishëm". Luzitani dëshiron të shkurtojë kohën e rikuperimit për të kërkuar revanshin pas humbjes 2-3 në "Bernabeu". Përgjegjësisë për këtë humbje mes të tjerash ka edhe portieri i madrilenëve, Iker Kasijas. Por Ronaldo saktëson: "dëshiroj të ndihmoj shokët e mi sa më shpejt. Por është e qartë që nuk mund të rrezikoj. Sezoni është i gjatë dhe nuk dua të kem probleme të tjera. Do të rikthehem në fushë vetëm kur të jem në 100%". Parashikimi për rikthimin e "Topit të Artë" ishte bërë 8 nëntorin në derbin me Atletiko Madrid, por nëse forma e tij do të jetë e mirë, ai mund të aktivizohet edhe ndaj Milanit në San Siro.