E Shtunë, 31 Tetor 2026

Merr formë udhëheqja e FSHF-së

Në takimin që u zhvillua paraditen e sotme në mjediset e FSHF-së u prezantuan 11 anëtarët e rinj të Komitetit Ekzekutiv. Katër prej anëtarëve që do kryejnë detyrën gjatë mandatit 4-vjeçar janë të rinj: Pjerin Fushaj, Abdyl Kuriu, Artan Hajdari dhe Alfred Zijai.

Rendi i ditës së mbledhjes së parë të Komitetit Ekzekutiv ka qenë zgjedhja e dy zv/presidentëve, që do të drejtojnë “qeverinë” e futbollit përkrah Armando Dukës. Ashtu si në mandatin paraardhës, emrat e tyre mbeten të njëjtë: Bujar Kasmi dhe Lutfi Nuri.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›