E Diel, 1 Nëntor 2026

Huligani, Xherardit: E di ku jeton, do të të djeg shtëpinë

Kapiteni i Liverpulit dhe i Kombëtares së Anglisë, Stiven Xherard, stërvitjen e fundit me "Reds" do ta mbajë mend për keq. Ai po stërvitej me gjuajtjet e lira me Filip Kotinjo, kur një shikues filloi t'i fyente. Xherard në fillim e injoroi, kur fyerjet u shtuan. "E di ku jeton. Do të djeg shtëpinë", - ishin fjalët e personit, pas të cilave Xherard u nxeh. Ndihmëstrajneri i Liverpulit e bindi të mos merret me personin. Ndërsa një pjesëtar tjetër i stafit arriti ta nxirrte jashtë huliganin. 
(a.k/E.Ilnica/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›